Tanimë është e provuar se masazhi i kokës me vajëra specifikë, është një mënyrë efikase që ndikon në rritjen e flokut. Masazhi nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe kjo ndikon pozitivisht në rritjen e flokut.

Koka është pjesa më e lartë e trupit ndaj gravitetit dhe ajo qëndron gjithmonë drejt, prandaj dhe gjaku nuk mund të qarkullojë në mënyrë të njëtrajtëshme dhe të përkryer për të gjitha rrënjët e flokut.
Pra, ndonjëherë është e nevojshme nxitja e qarkullimit të gjakut dhe masazhi për të arritur këtë nxitje, nuk duhet kryer kur pozicioni i kokës është i varur, sepse një qarkullim i madh i gjakut në këtë pozicion, mund dhe të shkaktojë pasoja serioze të menjëhershme për shëndetin tonë.
Ju gjithmonë duhet të shkoni në qendra profesionale masazhi, ku masazhi i kokës jo vetëm kryhet në mënyrën e saktë, duke nxitur qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve, por ju ndihmon të keni dhe një gjumë të rehatshëm.

Masazhi Indian i kokës

Nëse ju është rekomanduar masazhi i kokës për rigjenerimin apo rritjen e flokut tuaj, duhet të frekuentoni qendra të tilla profesionale, ku përdoren teknika efikase për rritjen e qarkullimit të gjakut në skalpin e kokës. Teknikat e këtij masazhi janë të ndryshme si shtypje të lehta, fërkime, lëvizje rrotulluese apo dhe tërheqje të lehta të flokut, duke hapur kështu enët e gjakut dhe duke i ndihmuar ato në përthithjen e ushqimit, vajërave apo serumeve të ndryshme. Çdo rrënjë floku ka nevojë për sasinë e duhur dhe të barabartë ushqimore, në mënyrë që dhe rritja e flokut të jetë e plotë njësoj.
Sa më shumë masazh i kryer me teknikat e duhura, aq më të mëdha janë mundësitë për rritjen / daljen e flokut.

Masazhi i kokës i kryer me qëllim rritjen / daljen e flokut, gjithmonë duhet shoqeruar me vajin specifik dhe më pas me shampon e duhur, me ushqyesit e nevojshëm.

Cilët janë vajërat esencialë dhe si duhen përdorur për rritjen / daljen e flokut?

Gjatë masazhit të kokës përdoret një sasi e vogël vaji esencial, që ndikon në rritjen e flokut. Vaji mund të përdoret dhe i ngrohtë. Ndihmon dhe në rastet e një lëkure me zbokth apo të acaruar.
Vajërat esencialë që rekomandohen janë: i Livandos (lavender), Kamomilit, Trumzës, Rozemarinës, Xhoxhobës (jojoba), apo përzierja e vajit të farave të rrushit me vajin e ullirit ekstra të virgjër.
Trajtimi me këto vajëra jo vetëm konsiderohet si i tillë (TRAJTIM) për rritjen / daljen e flokut, por dhe si një mirëmbajtje shumë e mirë për një flok të shëndetshëm.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter