SERUM DEPIGMENTANT (FACE / SKIN CLAIR)

Serumi zbardhues

Nëpërmjet ndikimit të tyre në melaninë, produktet zbardhuese GERnetic zbardhin ngjyrën e errët të lëkurës dhe ngadalësojnë pigmentimin e saj. Si rezultat, ngjyra e lëkurës qartësohet dhe njollat e errëta fillojnë të zhduken. Këto produkte me përbërje prej ekstraktesh aktive bimore, nuk e irritojnë lëkurën, duke i ofruar asaj hidratimin dhe butësinë e nevojshme. Produktet zbardhuese GERnétic përmbushin plotësisht misionin e tyre dhe pritshmërinë tuaj, duke e bërë lëkurën tuaj më të ndriçuar si dhe duke eliminuar plotësisht njollat e errëta, të shkaktuara nga dielli, mëlçia, shtatzania apo plakja.
Përmbajnë elementë aktivë, zbardhues dhe ndriçues, plotësisht natyralë.

Serumi Depigmentues është i përbërë nga produkte natyrore bimore, formuluar për llojet e lëkurës me ngjyrë të errët, të cilat kanë nevojë të ndriçohen si dhe për ato me njolla të errëta apo të pigmentuara me tepricë. Molekulat e tij aktive ndalojnë pigmentimin e tepërt të lëkurës.

Ky serum funksionon si: mbrojtës filtër, hidratues, zbardhues natyral, depigmentues dhe anti oksidant.

Përbërja:
Tharmet aktive të Serumit Depigmentues
janë ekstrakte nga përbërës natyralë.

Bimët:
pema e manit të bardhë, buserola, thupra, likuorica, grejpfruti.

Bioteknologji:
enzimë keratolitike, e cila eliminon qelizat e errëta thellë, përmes një proçesi natyror (Tyrosinase, një enzimë e bakrit që katalizon formimin e Kuinoneve nga Fenolet dhe Polifenolet)
Proteaza e stabilizuar, e cila rrit Keratolizën (heqje qelizash të dëmtuara dhe rinovim)
Ngadalësimin e Melanogjenezës.
B-Karoten (provitamin A): shkakton një dremitje, pasivitet në aktivitetin e melanociteve.

Acid Glukonik si frenues i aktivitetit të tyrosinase-ve (enzimë bakri), duke i ngordhur këto enzima.
Zbutës natyral, i cili ngadalëson dehidratimin.

Përdorimi:
Aplikojeni dy herë në ditë Serumin Depigmentues në zonat problematike, duke e drejtuar majën e serumit direkt mbi njollë (jo me duar). Efektet zbardhuese janë të dukshme që në ditën e parë.
Ky serum aplikohet dhe në rastet e njollave të mëlçisë mbi lëkurë, ato të plakjes në fytyrë dhe duar, njollat e kloazmës (të shtatzanisë).

Serumi Depigmentues mund të përdoret i shoqëruar dhe nga kremi Synchro. Pas Serumit ju mund të aplikoni dhe një mbrojtës dielli.

Serumi zbardhues



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter