Peshku Salmon është një nga ushqimet më me vlerë në planet! Ai ka dëshmuar se ndihmon në zgjatjen e jetës, shmang goditjet ndaj trurit dhe lufton kancerin. Salmoni jo vetëm që ka përmbajtjen më të lartë me Omega-3, por dhe me vitamina dhe minerale.
Në vetëm 100 gr salmon të egër, ne përfitojmë një sasi të konsiderueshme vlerash ushqimore si më poshtë:

√ Vitamina B12 (236%, vlera e përditshme e rekomanduar)
√ Vitamina B3 (56.3%)
√ Vitamina B5 (18.4%)
√ Vitamina B6 (37.6%)
√ Vitamina D (127%)
√ Selen (78.3%)
√ Proteina (53.1%)
√ Fosfori (52.1%)
√ Acide yndyrore te Omega-3 (55%)
√ Iodinë (21.3%)
√ Kolinë (19.2%)
√ Biotinë (15.1%)
√ Kalium (14%)

Siç mund ta shikoni, përmbajtja ushqyese e salmonit e klasifikon atë në një nga ushqimet më të shëndetshme. Kjo përmbajtje e pasur ushqimore e tij ndikon pozitivisht në 6 fusha kryesore të trupit tonë:

1. Mirëqenia e përgjithshme e trupit

Konsumimi i përditshëm i një sasie të vogël salmoni të egër, i cili ka një përmbajtje të lartë të vitaminës D, ndihmon në ruajtjen e një shëndeti optimal në mënyra të ndryshme, pasi mungesa e saj lidhet me shumë sëmundje në trupin tonë, duke filluar nga kanceri, skleroza e shumëfishtë, artriti reumatoid dhe sëmundjet e zemrës. Nivelet e ulëta të vitaminës D në trupin tonë duhet të ekuilibrohen me konsumimin e salmonit rregullisht. Numri i fëmijëve që vuajnë nga mangësia e vitaminës D është në rritje.

2. Kockat dhe gjymtyrët

Hulumtimet kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i Omega-3 mund të ndihmojë në parandalimin e Osteoporozës. Kjo është vërejtur tek gratë të cilat kanë një nivel më të lartë të acideve yndyrore Omega 3 në gjak dhe për pasojë ruajnë një shëndet të mirë të përgjithshëm, përfshirë dhe kockat. Inflamacioni ndikon në strukturën e kockave, një proces ky që fillon me thyerjen e indit të kockës. Omega-3 që ndodhet tek salmoni i egër është i pasur me anti-inflamatorë natyralë dhe konsumimi i rregullt i tij është një mënyrë efikase për të ruajtur kockat dhe gjymtyrët të fortë.

3. Truri dhe riparimet neurologjike

Ushqimet e pasura me Omega-3 ushqime kanë deshmuar se rritin efikasitetin e funksioneve të ndryshme të trurit dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës. Përveç kësaj, vitamina A, vitamina D dhe Seleni që ndodhen tek salmoni mbrojnë sistemin nervor nga dëmtimet e lidhura me moshën si dhe veprojnë si antidepresivë. Studimet kanë treguar gjithashtu se konsumimi afatgjatë i Omega -3 mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve Alzheimer dhe Parkinson.

4. Përqëndrimi dhe Kujtesa e fëmijëve

Hulumtimet kanë treguar se fëmijët të cilët rregullisht konsumojnë salmon kanë të njëjtat përfitime për trurin sikurse dhe prindërit e tyre. Në mënyrë të veçantë, studimet e ndryshme kanë treguar se konsumimi i salmonit nga fëmijët parashkollorë ndihmojnë rritjen e përqëndrimit dhe atë të performancës akademike. Pra, konsumimi i salmonit ndihmon për një përqëndrim dhe për një kujtesë më të mirë!

5. Shëndeti i zemrës

Konsumimi i rregullt i salmonit dhe përmbajtja e lartë e acideve yndyrore omega-3 që ai përmban, mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit e sistemeve dhe në rrezikun e zhvillimit të aterosklerozës, hipertensionit dhe goditjeve në tru. Në lidhje me këtë fakt, rekomandohet konsumimi i të paktën dy vakteve me salmon në javë, e barazvlefshme me konsumimin prej 500 mg në dite të acidit eikosapentaenoik dhe atij dokosahekzaenoik [dy acidet yndyrore kryesore të omega-3). Tek pacientët me sëmundje koronare të zemrës rekomandohet 1 gr omega-3 si suplement i përditshëm dhe tek ata që vuajnë nga hipertriglicerideamia deri në 4 gr në ditë.

6. Shikimi i syve

Konsumimi i salmonit rekomandohet si një kurë për thatësinë e syve dhe degradimin makular i shkaktuar nga mosha, i cili është shkaku kryesor i verbërisë së pakthyeshme në shumë vende.
Omega-3 mendohet se përmirëson drenazhimin e sekrecioneve intraokulare që dalin nga sytë, mund të ulë rrezikun e glaukomës dhe tensionit të lartë të syve. Omega-3 e salmonit ka rëndësi thelbësore për zhvillimin e syve tek foshnjat.

7. Një lëkurë e shëndetshme

Nivelet e jashtëzakonshme të acideve yndyrore Omega-3 që përmban salmoni i egër ndihmojnë lëkurën të ketë ngjyrë të ngrohtë dhe më shumë elasticitet. Gjithashtu, antioksiduesit Karotenoidë që gjenden tek salmon, zvogëlojnë efektet e dëmtimit nga radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen. Dermatologët rekomandojnë në ditët e sotme konsumimin e salmonit të egër të paktën 3 herë në javë për ngjyra optimale të lëkurës tuaj.

8. Omega-3 vret kancerin

Çdo diskutim në lidhje me përfitimet shëndetësore nga përmbajtja e pasur e salmonit me omega-3, nuk do të ishte i plotë pa përmendur efektet e evidentuara dhe të bazuara që ky super ushqim ka tek kanceri. Kjo renditet tek arsyet kryesore pse ju duhet të hani salmon!
Në mbi 2000 artikuj të ndryshëm shkencorë, ku janë rishikuar dhe diskutuar acidet yndyrore omega-3 dhe kanceri, një pikë e përbashkët është e qartë: acidet yndyrore omega-3 mund të kenë një efekt të thellë jo vetëm në parandalimin e kancerit, por dhe në vrasjen e tumoreve!

Për shembull, ato kanë deshmuar se kanë vrare qeliza të kancerit:

1. qelizat jo-specifike të kancerit të njeriut
2. qelizat e kancerit të gjirit
3. qelizat e kancerit kolorektal
4. kanceri i prostatës
5. tumoret malinje të trurit
6. kanceri i mëlçisë
7. kanceri i lëkurës

Vlen të përmendet se këto studime kanë zbuluar se pacientët e kancerit që u ekzaminuan kishin konsumuar qoftë dhe vetëm 1 herë në javë peshk të pasur me omega-3!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter