Jeni të stresuar? Nuk jeni të vetmit!

Stresi është një epidemi ditore moderne, e cila po bën kërdinë me shëndetin, mirëqënien dhe lëkurën tonë.

SI NDIKON STRESI NË LËKURËN TIME?

Në asnjë pjesë tjetër të trupit, shenjat e stresit nuk janë aq të dukshme sa në lëkurë. Ai mund të jetë shkaktari kryesor i të gjitha problemeve të zakonshme të lëkurës.
Stresi shkakton çlirimin e hormoneve, që aktivizojnë prodhimin e histaminës dhe përbërës të tjerë të ndryshëm inflamatorë. Efekti i tij rrit ndjesinë e kruarjes, e cila ndez apo ngacmon të rishfaqen problemet ekzistuese të lëkurës. Për shembull, kur ne përjetojmë stres, theksohet e skuqura e lëkurës, djersijmë më shumë dhe sëmundje si ekzema dhe psoriasis përkeqësohen dhe shfaqen më shpesh.

Ç’NDRYSHIME DUHET TË BËJ NË MËNYRËN E JETESËS PËR TË LARGUAR STRESIN?

Teknikat e menaxhimit të stresit janë vendimtare për të menaxhuar efektivisht problemet e lëkurës. Është provuar se Meditimi është veçanërisht i efektshëm në përmirësimin e problemeve të lëkurës, si psoriasis.

Përpiquni të përmirësoni menaxhimin e kohës tuaj duke i vënë vetes qëllim vendosjen e planeve ditore / javore për të ndihmuar veten në rradhitjen e prioriteteve tuaja!
Mos harroni të krijoni më shumë kohë për veten tuaj, për t’u zbavitur më shumë!
Mund të shtoni në rutinën tuaj stërvitjet e rregullta, duke përfshirë këtu edhe ushtrimet e relaksimit si tai chi ose yoga.

ÇFARE DUHET TË NDRYSHOJ NË DIETËN TIME PËR TË LARGUAR STRESIN?

Një dietë e pasur me fruta të freskëta dhe perime sezonale si dhe ushqime me përmbajtje të lartë acidesh yndyrore thelbësore, është një mënyrë shumë e mirë për të konsumuar dozën ditore të Omega 3 dhe 6.

Pini shumë ujë, lëngje perimesh dhe frutash të freskëta si dhe çajëra bimore! Konsumoni bukë me miell të pasitur, drithëra me përmbajtje të lartë fibrash si dhe disa vitamina të grupit B!

Shmangni ushqimet dhe pijet e përpunuara, të ëmbla, me yndyrë, të skuqura! Së bashku me një dietë të ekuilibruar, duke marrë suplemente të tilla si probiotikë, ju mund të ndihmoni në riekuilibrimin e sistemit tuaj imunitar dhe të tretjes së ushqimit, duke përmirësuar kështu ndjeshëm dhe situatën e lëkurës tuaj.

CILËT PRODUKTE GERNÉTIC MË REKOMANDOHEN?

CYTOBI, një krem super ushqyes, është i përkryer për lëkurën normale, sensitive dhe të acaruar. Veprimi i Cytobi, nëpërmjet super të ushqyerit që ofron, nxit rigjenerimin e indeve, ndërkohë nëpërmjet ushqyesve, qetësuesve dhe anti-inflamatorëve, ai shëron efektet në lëkurë.

ARGINI është një maskë pastruese, anti-inflamatore me shumë përbëres qetësues. Me përmbajtjen e tij prej ekstraktesh kamomili dhe kastraveci, Argini është hipoalergjik dhe ideal për lëkurën me probleme që kanë lidhje me stresin, të tilla si ekzema dhe psoriasis.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter