Jeni të shqetësuar për zonën përreth syve? Keni probleme me rrathët e errët, fryrjet dhe rrudhat rreth syve? Cilat janë rekomandimet e estetistes së Joyel në lidhje me trajtimin dhe zgjidhjen e problemit tuaj?

Lëkura përreth syve është shumë më e hollë dhe më e ndjeshme se në pjesët e tjera të trupit tonë. Kjo është dhe arsyeja pse kjo zonë ka nevojë për butësi dhe përkujdesje më të madhe.
Sytë tanë gjithashtu janë të prirur të thahen për shkak të mungesës së gjëndrave yndyrore. Shpeshherë ata janë treguesit e parë të lodhjes, të plakjes apo të mosfunksionimeve të brendshme.

Mënyra e jetesës mund të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të problemeve për zonën përreth syve. Alkoli, kafeina dhe pijet e gazuara largojnë ujin nga trupi, duke krijuar shfaqjen e rrathëve të errët, fryrjeve dhe rrudhave rreth syve.

1. Përpiquni të pini shumë ujë, të konsumoni shumë perime të freskëta, lëngje frutash të freskëta dhe çajëra bimore në mënyrë që të hidratoni lëkurën, duke larguar kështu dhe toksinat prej saj!

2. Përmirësoni sistemin tuaj të shëndetit të brendshëm duke u ushqyer me fruta dhe perime të freskëta të stinës!

3. Zgjidhni ushqime me përmbajtje të lartë acidesh yndyrore thelbësore, bukë integrale, drithëra që përmbajnë shumë fibra si dhe disa vitamina nga grupi B! Shmangni ushqimet e përpunuara dhe pije alkolike!

Linja GERnétic që përdoret në Joyel spa ofron një gamë produktesh të mrekullueshme dhe efikase kundër plakjes, rrathët e errët dhe fryrjet për këtë zonë delikate. Ju ftojmë të ndiqni trajtimin, të cilin ju mund ta kryeni vetë në shtëpi dhe që zgjat vetëm 10 minuta! Ky trajtim mund të aplikohet nga ju 1-2 herë në javë.

1. PASTRIMI
Lagni dy rrathë pambuku me locionin pastrues FIBRO dhe pastroni sytë dhe zonën përreth tyre për të rritur përthithjen e produkteve në vijim!

2. MASKA
Aplikoni maskën BALM FOR THE EYES mbi kapakët e syve si dhe zonën poshtë tyre. Kjo maskë pastron dhe ndriçon lëkurën si dhe rrit qarkullimin. Ajo zvogëlon rrathët e errët, fryrjen e syve si dhe nxit kullimin / drenazhimin Limfatik. Maska BALM FOR THE EYES është sidomos shumë qetësuese dhe ushqyese. Ka efekte të shkëlqyera kundër rrathëve të errët, por dhe kundër rrudhave. Lihet përreth syve deri në 10 minuta. Hiqet me ujë të vakët.

3. TRAJTIMI
CELLS LIFE është një serum rigjallërues i lëkurës. Aplikoni vetëm disa pika në zonën e syve. Shërben dhe si një Hidratues maksimal. Ka efekte kundër moshës për këtë zonë delikate.

4. ZBUTJA
Aplikoni një pjesë shumë të vogël nga GEL FOR THE EYES përreth syve. Ky xhel është një produkt i shkëlqyer kundër plakjes. Shërben për të mirëmbajtur një lëkurë të ndriçuar dhe të hidratuar përreth syve, duke luftuar radikalet e lira. Ky xhel kontribuon në sintezën e Elastinës, pakëson rrudhat, duke siguruar rehatinë dhe freskinë përreth syve.

5. TË USHQYERIT
Për ushqim të mëtejshëm të kësaj zone dhe të lëkurës tuaj në përgjithësi, ju mund të aplikoni kremin VASCO si një shfryrës / ushqyes shumë i mirë i venave të dukshme por dhe të padukshme poshtë syve, por dhe kremin rigjenerues dhe ushqyes SYNCHRO.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter