Muzika është një element shumë i rëndësishëm në jetën tonë. Në lashtësi, njerëzit e përdornin muzikën masivisht në aktivitetet tradicionale të kulturave të tyre. Në botën e sotme moderne, mjekët dhe shkencëtarët e përdorin muzikën për çështje të ndryshme shëndetësore që prekin shumë njerëz, por ajo më e rëndësishmja është Stresi.

Ambjenti në një spa është një nga tiparet, që vendosin se sa të suksesshme mund të jenë dhe trajtimet që ofrohen aty. Kjo atmosferë është dhe faktori kryesor në përgatitjen e klientit, në mënyrë që ai të jetë i hapur dhe i qetë në momentin e ardhjes së tij. Relaksimi i plotë i klientit, humori i mirë, para dhe pas përfundimit të trajtimit, është gjysma e efektit të tij.

Muzika duhet të harmonizohet me atmosferën dhe trajtimet relaksuese që ofrohen në një spa. Qendra të tilla profesionale relaksuese kanë në sfond muzikë të përbërë nga instrumente kishtare, flaut, piano, cicërimën e zogjve, gurgullimën e ujit, zhurmën e valëve të oqeanit etj. Këto elementë të domosdoshëm muzikorë, përdoren që të prodhojnë apo gjenerojnë valë të veçanta të trurit. Kjo siguron që prodhimi i valës në trurin e dëgjuesit të kalojë nga Beta, të cilat mund të jenë aktive standarde, në zgjimin e valëve Alfa, të cilat zakonisht prodhohen kur truri është i relaksuar.

Qëllimi i muzikës apo i terapisë muzikore nuk është vetëm argëtimi, por reduktimi i stresit psiko-fiziologjik, ankthit, dhimbjeve. Duke ofruar një shtresë izolimi ndaj realitetit dhe shqetësimet prej tij, një ndërthurje të shumë elementëve relaksues, por dhe të 5 elementëve Feng-Shui (Druri, Zjarri, Toka, Metali dhe Uji), Joyel spa me muzikën e saj në sfond, ndihmon klientët të arrijnë një gjendje relaksimi të thellë dhe transhendente, të ngjashme me një gjendje meditative, gjë që motivon ndërgjegjen për t’iu afruar më shumë shërimit dhe rigjenerimit.

Duke larguar nervozizmin e brendshëm dhe kaosin në shpirt, tingujt e muzikës në sfond në dhomat e trajtimeve të Joyel Spa, ndihmojnë në arritjen e relaksimit, që rrit efektet e trajtimit tuaj.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter