Çokollata është e mrekullueshme në shije, por dhe për përfitimet e shumta që ajo ofron për shëndetin tonë. Ajo konsumohet nga ne në receta të ndryshme, duke përfshirë dhe lëngjet apo përzierjet e ndryshme. Ardhja e pranverës sjell në vazhdimësi formula apo receta të shumëllojshme, të cilat gjithmonë duhet të kenë efekte pozitive për shëndetin tonë.

Provoni këtë recetë të thjeshtë dhe të shëndetshme me përzierje frutash, të cilat përputhen shumë mirë dhe me çokollatën!

Përbërësit:

2 avokado të mëdha;
10-15 kokrra mjedër;
1/4 filxhan çaji me kakao pluhur;
2 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje;
3 lugë gjelle me shurup panje;
1/3 filxhan çaji me krem kokosi;
150 gr çokollatë e errët e shkrirë.

Përziejini së bashku ne aparatin përzierës avokadon me kakaon pluhur, vaniljen, shurupin e panjës dhe kremin e kokosit për 10 sekonda. Shtoni në përzierje çokollatën e shkrirë të ftohtë. Përziejini për 10 sekonda derisa të marrin ngjyrën dhe trajtën e duhur.

Servireni përzierjen me lugë në gota martini, duke shtuar në sipërfaqe mjedrën e mbetur dhe copëza çokollate të errët si dhe nga një gjethe nenexhiku (mente).

Shija do të jetë perfekte :).



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter