Muajt e verës konsiderohen si periudha më e përshtatshme për të kryer pushimet e nevojshme! Ju mund të ktheheni në shtëpi të plotësuar, të relaksuar dhe plot energji, por jo lëkura juaj. Ajo pas fluturimeve të gjata, orëve të vazhdueshme të ekspozimit në diell, por dhe pas konsumimit të më shumë se dy gotave me pije alkoolike, ndjen “uri” për vëmendje apo përkujdesje.

Ç’ju rekomandon Joyel spa të kryeni menjëherë sapo të mbërrini në shtëpi pas pushimeve?

1. Fërkoni lëkurën me një furçë të thatë:

Për të larguar toksinat e akumuluara në lëkurë dhe në trup, përdorimi i furçës së thatë është një metodë efikase detoksifikimi. Ajo nxit qarkullimin e brendshëm të trupit dhe të sistemit Limfatik, mund të përmirësojë tretjen dhe funksionin e veshkave. Lëvizjet e fërkimit me furçë duhet të fillojnë me drejtim nga poshtë-lart në të gjithë trupin, në drejtim të zemrës, duke ndjekur kështu rrjedhjen e natyrshme limfatike.

2. Mbusheni vaskën me ujë:

Shtoni 1 filxhan kripë Epsom (kripë me përbërje Magnez & Sulfat) dhe 1 filxhan sodë buke në ujin e ngrohtë, të cilët shërbejnë si detoksifikues. Ose mund të shtoni 10 pika vaj esencial xenxefili dhe qëndroni në ujë për të paktën 20 minuta. Pas banjës, ju mund të mbështillni trupin me një batanije dhe kokën me një peshqir, për të nxitur djersitjen e mëtejshme, e cila ndihmon të arrini detoksifikimin e plotë.

3. Eksfolioni lëkurën (largimi i shtresës së lëkurës së thatë):

Të njëjtin funksion pastrimi kryen dhe larja e fytyrës me një pastrues eksfoliues. Përveçse do të largoni lëkurën e thatë dhe qelizat e vdekura të saj, do të rritni fluksin e gjakut, ju do të arrini të keni një lëkurë të butë dhe të ndriçuar. Për të kryer një eksfoljim të përgjithshëm të trupit, ju mund të përzieni vajin e kokosit me kokrra kripe deti, duke krijuar lëvizje në formë rrethore në trup. Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, mund të zëvendësoni kripën me sheqerin, i cili përdoret gjerësisht në ritualet e skrabit të trupit në Joyel spa.

4. Hidratohuni nga jashtë:

Një nga efektet më të dukshme anësore të diellit dhe alkoolit, është dehidratimi, prandaj sigurohuni që ta trajtoni lëkurën tuaj në mënyrë të vazhdueshme me locione hidratuese dhe ushqyese. Alternativa shumë të mira janë qumështi i trupit i linjës GERnetic, por dhe vaji i Bajames, të cilët dhe ushqejnë lëkurën njëkohësisht.

5. Hidratohuni nga brenda:

Pini së paku 2 l ujë në ditë për të luftuar efektet e dehidratimit të pushimeve. Gjithashtu, ju mund të shtrydhni një limon të tërë në 200 ml ujë të vakët për të krijuar një diuretik (shkarkues) të fortë, i cili ndihmon në daljen e toksinave nga sistemi juaj.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter