Përballja me diellin e Pranverës do të thotë të përballesh me ndonjë shqetësim të lëkurës, i cili mund të ketë qenë i fshehur nën shtresat e trasha të Dimrit apo shtresat e trasha të make up-it. Por mos u shqetësoni: nën përkujdesjen e GERnétic ju do t’i largoni :).

1. Sikurse e dimë stina e Pranverës na nxit dëshirën të dukemi sa më mirë dhe mund të na duhet kohë të përzgjedhim kremin e duhur ushqyes, i cili do të na mundësojë një lëkurë të shëndetshme. Në sajë të aftësive rigjallëruese dhe shëruese të pakrahasueshme, kremi superior Synchro i linjës GERnétic, do t’ju pregatisë për ardhjen e stinës së ngrohtë.
Synchro është kremi i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe thjesht aplikoni një sasi shumë të vogël të tij në lëkurë.

2. Shumë prej nesh preferojnë të vendosin më pak make up në një kohë të ngrohtë, ndaj lind nevoja e përdorimit e një produkti balancues. Koncentrati Skin Clair ndihmon në largimin e pigmentimit të tepërt, duke shtuar proçesin e Deskuamimit (largimit të qelizave të vdekura), duke zvogëluar kështu prodhimin e Melaninës.
Ky serum mund të ndiqet nga kremi ushqyes Skin Clair për një qartësi ose zbardhje të mëtejshme të lëkurës.

3. Dimri mund t’ju lërë një lëkurë të tendosur ose të thatë, ndaj në Pranverë, është e rëndësishme të shtoni hidratimin me trajtime apo maska thellësisht hidratuese. Provoni maskën Hydra-Ger, e cila ushqen lëkurën dhe lejon qelizat jetësore të mbajnë / të ruajnë hidratimin e tyre.
Do ishte perfekte nëse e shoqëroni me serumin Cells Life, i cili ju rikthen pranverën në lëkurën tuaj!

4. Nëse ju keni probleme me aknet apo pika të zeza në trupin tuaj, me ardhjen e pranverës ju do të ndjeheshit vërtet të shqetësuar. Për të pastruar fytyrën, kraharorin dhe kurrizin prej tyre, ju mund të përdorni kremin Mixed & Oily. Shërben si antiseptik, anti-bakterial, anti-seboreik, hidratues dhe tonifikues. Pra, disa efekte vetëm në një krem!
Përdoreni në bashkëpunim me locionin pastrues Sébo-Ger, i cili përbëhet gjithashtu nga bimë anti-septike, kuruese dhe ju do të vëreni rezultate mahnitëse!

5. Kremi mbrojtës ndaj diellit mund të përdoret përgjatë tërë vitit, si një pjesë e përkujdesjes tuaj për lëkurën. Pranvera është stina kur ju duhet të filloni përkujdesjen e plotë.
Mélano III i linjës GERnétic është i pasur me gjalpin e Sheas, ofron një mbrojtje maksimale ndaj diellit dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Mbron lëkurën ndaj thatësisë, djegies së diellit, njollave të errëta dhe kancerit të lëkurës në fytyrë dhe në trup.

Kjo është gjithçka ju duhet gjatë pranverës së ngrohtë :).



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter