Mjalti, ky ëmbëlsues natyral qelibar me ngjyrë, që përdoret gjerësisht në ëmbëlsira, duke iu dhënë shije të pasur dhe të këndshme, na ofron dhe shumë përfitime të tjera për shëndetin tonë të përgjithshëm.

Mjalti ka një zanafillë shumë të hershme përdorimi. Ai është përdorur nga njerëzit për të trajtuar sëmundje te ndryshme, duke përfshirë çrregullimet e stomakut, ulçerat, plagët, djegiet, alergjitë dhe kollën.

Mjalti është përdorur në mjekësinë tradicionale kineze, nga grekët e lashtë, egjiptianët dhe si një pjesë e Ayurvedës në Indi.

Disa nga traditat e Jogës e rekomandojnë konsumin e përditshëm të mjaltit, të përzier me ujë të ngrohtë, për të forcuar sistemin e qarkullimit të gjakut dhe si një kurë efikase për azmën.

Mjalti ndikon dhe në shëndetin apo kurimin e lëkurës në probleme të ndryshme. Përbërja e tij kimike përmban substanca, të cilat përshpejtojnë shërimin dhe parandalimin e infeksioneve të lëkurës. Gjithashtu, mjalti hidraton dhe e ushqen mjaftueshëm lëkurën tonë, duke i dhënë asaj ngjyrën dhe shëndetin e duhur.

1. Mbron lëkurën nga dëmtimet

Mjalti është një antioksidant natyral, i cili na ofron benefitet nëpërmjet përdorimit të tij si ushqim, por dhe atij lokal mbi lëkurë.
Antioksidantët mbrojnë organet e brëndshme nga dëmi i quajtur ndryshe “stres oksidativ”. Sipas hulumtimeve të kryera deri më sot, rezulton se mjalti është dhe një trajtues natyral për duart me efikasitet të lartë, si mbrojtës i lëkurës ndaj dëmeve të tilla si rrudhat e parakohshme apo ato të diellit, të cilat mund të shkaktojnë dhe kancerin e lëkurës.

2. Nxit shërimin e plagëve

Mjalti përdoret si një kurues apo shërues i plagëve të lëkurës, duke nxitur shërimin dhe gjithashtu si parandalues ndaj infeksioneve, për shkak të përbërësve të tij natyralë kundër mikrobeve.
Hulumtimet e shumta kanë treguar se në përbërjen kimike të mjaltit, që janë kryesisht sheqerna, ai përmban dhe “osmolalitet të lartë.”
Osmolaliteti i lartë nënkupton bashkëpunimin i sheqernave me ujin dhe pikërisht niveli i lartë i tij nuk lejon zhvillimin e mikroorganizmave.

Përveç këtij fakti, kur mjalti vendoset në plagë apo në kontakt me lëngjet e tyre, prodhohet Peroksidi i hidrogjenit, i cili shërben si antibakterial dhe përshpejton shërimin e plagëve.

3. Shërben si hidratues

I. Mjalti është një hidratues natyral shumë i mirë dhe si i tillë përdoret gjerësisht dhe në Joyel spa.
Ai shërben si një maskë ushqyese dhe hidratuese pas kryerjes së skrabit të trupit, shoqëruar nga ngrohtësia dhe avulli në Banjon Turke, një shërbim ky specifik dhe shumë i kërkuar në Joyel spa.

II. Mjalti i shoqëruar me qumështin, ofrohet gjithashtu dhe në trajtimin “Banjo e Kleopatrës” në Joyel spa.

I jemi referuar mbretëreshës së dikurshme egjiptiane Kleopatra, e cila preferonte të zhytej në vaskën e saj luksoze me qumësht dhe mjaltë.
Acidet Alfa Hidroks, të cilat gjenden tek qumështi, zbutin lëkurën e thatë dhe të çarë, kurse enzimat e mjaltit përveçse e zbutin lëkurën dhe e hidratojnë atë.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter