Shalqiri e ka origjinën e tij nga Afrika Jugore. Bima në formën e hardhisë, me frutin e saj të kuq përbrenda, prodhon lule të gjalla të verdha dhe të bardha në majë të gjetheve të saj si dhe krijon një frut të butë dhe oval, të njohur në mbarë botën. Fruti që ne e quajmë shalqi, është kryesisht i kuq në brendësi, megjithatë ekziston shalqi dhe në ngjyrë portokall, të verdhë apo të bardhë.

Shalqinjtë janë të pranishëm gjatë gjithë vitit dhe kanë nevojë për rritjen e tyre temperaturën mbi 25 gradë celsius në mënyrë që të rriten, por vlera e tyre maksimale është gjatë muajve të verës.

Shalqiri duke bërë pjesë në familjen e kungullit dhe zhardhokëve, të cilët rriten në hardhi, përmban vetëm 6% sheqer dhe 92% ujë, ideale kjo për rihidratimin gjatë muajve të nxehtë të verës. Ekstrakti i shalqirit gjendet në produktet e kozmetikës si xhel larës, buzëkuq dhe shkëlqyes buzësh, për shkak të vetive hidratuese të tij. I mbushur me vitaminat A, B6 dhe C, shalqiri gjithashtu është i pasur me Likopen dhe Aminoacide, të cilët kombinohen për të kontribuar për një lëkurë të shëndetshme, duke ndihmuar sistemin imunitar si dhe duke ofruar antioksidues.

Përfitimet nga shalqiri për flokët dhe lëkurën përfshijnë:

1) Nxit rritjen e flokut

Arginina (një aminoacid) është thelbësore në trupin tonë dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Shalqiri natyrisht përmban shumë Citrulinë, e cila rrit nivelin e Argininës, ndaj shërben për nxitjen e rritjes së flokëve.

2) Parandalon humbjen e flokëve

Shalqiri është i pasur me vitaminën C, e cila ndihmon trupin të përdorë hekurin hemik: kjo siguron hekur të mjaftueshëm në qelizat e kuqe të gjakut, duke ndihmuar kështu në transportimin e oksigjenit në rrënjët e flokëve. Kolagjeni gjithashtu nevojitet për rritjen e shëndetshme të flokëve dhe shalqiri ndihmon në nxitjen e krijimit të Kolagjenit.

3) Hidraton flokët

Vaji i farave të shalqirit është një vaj shumë i lehtë. Ai ndihmon për të hidratuar flokun.

4) Hidraton lëkurën

Shalqiri ka një përmbajtje shumë të lartë të ujit, i cili ndihmon për të mbajtur lëkurën të hidratuar.

5) Vepron si tonifikues i lëkurës

Shalqi përmban një substancë natyrale e cila ndihmon në tkurrjen e indeve të trupit. Kjo në thelb do të thotë se shalqiri është një tonifikues natyral, i cili mund të ndihmojë në freskimin e lëkurës.

6) Parandalon plakjen e lëkurës

Ndërsa rritemi, lëkura bëhet më e hollë dhe më pak e aftë të rikuperohet nga dëmtimi. Trupi ynë është i mbushur me radikale të lira, të cilat dëmtojnë qelizat me kalimin e kohës dhe mund t’i atribuohet shkakut të plakjes së lëkurës.
Shalqiri është shumë i pasur me antioksidues si Lycopeni dhe gjithashtu vitaminën C dhe A, të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e radikaleve të lira, duke ngadalësuar shenjat e plakjes. Konsumi i Vitaminës A mund të nxisë rritjen e qelizave të Kolagjenit dhe Elastinës, duke ndihmuar lëkurën të qëndrojë e re dhe e butë.

7) Ndalon prodhimin e yndyrës në lëkurë

Gjendrat seboreike të lëkurës të cilat prodhojnë yndyrë, mund të krijojnë probleme në ruajtjen e një lëkure të pastër. Shalqiri është i pasur me Vitaminën A, e cila ndihmon në zvogëlimin e madhësisë së pores dhe sasisë së yndyrës që sekretohen nga gjëndrat. Shalqiri besohet se ndihmon në kurimin dhe pastrimin e lëkurës nga puçrat për shkak të këtyre cilësive.

Një fakt tjetër interesant për dobitë e këtij fruti të dashur për ne, është dhe fara e zezë e tij. E pra, rezulton se ato fara të zeza janë të pasura me proteina, vitaminë B, magnez, hekur, folat dhe një dozë të lartë yndyrnash të dobishme.

Për të përfituar më shumë prej tyre, mund t’i piqni në furrë në një nxehtësi të lartë për rreth 15 minuta!

Për një shije akoma më të mirë, shtojini pak vaj ulliri dhe kripë ose pak kanellë!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter