Stina e nxehtë e Verës erdhi dhe shumë prej nesh po e shpenzojnë kohën e tyre të lirë në ambjente të gjelbra, me çiklizëm, vrapime, not, por dhe duke luajtur. Me fjalë të tjera, po përdorim muskuj që nuk i kemi përdorur qysh nga vera e kaluar!

Një nga motot e stafit të Joyel spa është: Ne ju ndihmojmë të arrini atë që doni!

Kjo është e vërtetë, sidomos gjatë muajve të verës. Askush prej nesh nuk dëshiron të qëndrojë shtrirë në ambjente të mbyllura, duke patur dhimbje muskujsh dhe pafuqishmëri.
Muskujt dhe indet kanë nevojë për shumë lëngje, si dhe ushqim të mirë për t’i mundësuar të funksionojnë siç duhet, për të shmangur spazmat dhe ndrydhjet e tyre. Çfarëdo që ju dëshironi të bëni gjatë verës me to, masazhi mund t’ju ndihmojë!

Po renditim disa nga arsyet pse masazhi duhet të jetë një pjesë e domosdoshme e rutinës tuaj të përditshme dhe gjatë Verës:

1. Kur ne shijojmë stinën e verës duke shëtitur apo duke bërë atë c’ka duam, formohet acidi laktik në indet e muskujve dhe kjo është krejtësisht normale! Problemi fillon nëse ky acid laktik, që instalohet në indet e fibrave të tyre, shkaktojnë tensione dhe spazma. Atëherë lëvizshmëria juaj fillon dhe zvogëlohet, nga shfaqja e asaj që ne quajmë rëndom “ngërç”.
Të gjithë e dimë që ngërçi shkakton dhimbje.Terapia e rregullt e masazhit dhe e hidratimit të duhur janë mënyrat më të mira për të parandaluar krijimin e tyre!

2. Shumë prej nesh, gjatë stinës së nxehtë të verës, vuajnë nga enjtja. Vapa na bën të ndjehemi të ngadaltë, të këputur. Një pjesë e kësaj dobësie shkakton dhe enjtje, sidomos tek kyçet e këmbëve. Nxehtësia ndikon në sistemin tonë limfatik, i cili në ndryshim me sistemin e qarkullimit të gjakut, nuk ka një “pompë” natyrore. Në shumë mënyra, terapia e masazhit funksionon si një “pompë” ose “zemër” e sistemit limfatik. Masazhi ndihmon të lëvizë Limfën nëpër trupin tonë, duke zvogëluar enjtjet e pakëndshme të verës.

3. Nxehtësia mund të na shkaktojë stres. Mund të përjetojmë dhimbje koke, tension të lartë apo të ulët si dhe një gjumë të sforcuar me qetësues. Terapia e masazhit çliron Endorfinën dhe Dopaminën, hormone të ciët ndikojnë për një humor të mirë. Ato na ndihmojnë të ndjehemi më të relaksuar, na lehtësojnë stresin dhe na ndihmojnë të flemë të qetë.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter