1. PARAQITJA. Të paturit këmbë me thonj të pastër, të lëmuar dhe të bukur të bën të ndjehesh mirë, sidomos gjatë stinës së nxehtë të verës kur veshim këpucë të hapura apo sandale.

2. LËKURA E THATË. Terapistja e çertifikuar e Joyel spa mundëson pastrimin, heqjen e shtresave të lëkurës së vdekur dhe të thatë, sidomos në thembra dhe në shputë, duke ju ndihmuar të keni këmbë të pastra dhe të lehtësuara. Terapistja ju mundëson dhe zgjidhjen e problemeve si plasaritje apo çarje të rënduar të thembrave.

3. SHËNDETI I THONJVE. Pastrimi dhe shkëlqimi i thonjve nuk shërben vetëm për paraqitjen e bukur të tyre, por gjithashtu dhe për të stimuluar qarkullimin e gjakut në zonën përreth tyre. Gjaku përmban ushqyes, të cilët janë jetikë për shëndetin e thonjve dhe rritjen e tyre. Edhe nëse thonjtë mund të jenë të shkurtër, drejtimi dhe mënyra e rritjes së tyre është një shenjë e shëndetit të mirë apo jo të tyre.

4. RELAKSIMI. Proçesi i pedikyrit mund të përfshijë dhe masazhin e këmbëve, i cili është një mënyrë e mirë për t’u çlodhur, për të larguar tensionin dhe stresin. Dhe ne të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është largimi për disa momente larg rutinës frenetike, sepse relaksimi është jetik për shëndetin tonë.

5. QARKULLIMI I GJAKUT DHE AI LIMFATIK. Një përfitim tjetër nga masazhi i këmbëve është dhe stimulimi i qarkullimi i gjakut dhe ai limfatik. Trupi ynë ka kudo nyje limfatike, si fabrika të vogla, të cilat ndihmojnë procesin e pastrimit nga toksinat, nëpërmjet lëngut limfatik për në gjak, që i merr përsëri nëpë vena për në zemër për t’u pastruar. Nyjet limfatike njihen gjithashtu dhe si gjëndra, të cilat ndodhen në këmbët tona, prapa gjunjëve.

6. NGJYRAT. Ngjyrat që përdoren për thonjtë janë dhe zbavitje më vete. Me ngjyrat që përdoren sipas stinës dhe rastit, terapistja e Joyel spa përdor dhe një shtresë bazë për të mbrojtur dhe për të bllokuar ngjyrën që të rezistojë më shumë.

7. TË NDJERIT MIRË. një nga përfitimet më të rëndësishme të kryerjes së procesit të pedikyrit, është faktori i të ndjerit mirë. Është një mrekulli sesi këmbët tona pas trajtimit, na bëjnë të ndjehemi aq mirë me veten, duke na dhuruar një ndjesi të madhe relaksimi të plotë, pastërtie dhe pozitivitet më të madh.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter