Locioni eksfoliues me Acide Lulesh

Roli:

Locioni i acidit të luleve elimininon qelizat e vdekura duke vepruar butësisht në lëkurë.
Ai ndriçon dhe gjallëron ngjyrën e lëkurës nëpërmjet efektit të tij eksfoliues dhe zbardhues.

Flower Acid Lotion, në ndryshim me produktet e tjera që ofrohen në tregun e sotëm të estetikës me përmbajtje acidi eksfoliues, që kanë efekte të menjëhershme por dhe irrituese për lëkurën, e lë lëkurën të butë dhe nxit përmirësimin e hidratimit dhe rigjallërimit të lëkurës.
Flower Acid Lotion rrit aktivitetin e enzimave shtesë Corneocyte dhe përshpejton proçesin e Deskuamimit (largimin e shtresës së qelizave të vdekura nga lëkura). Përmirëson rinovimin qelizor.

Përbërja:

1. Përmban 4 ekstrakte lulesh të cilat përfshijnë:
A. Acid citrik;
B. Hydroxyle (Acid Malik dhe Acide Alfa) në një koncentrim prej 6%;
C. Acid Tartarik;
D. Frangipan: pemë nga Amerika Qëndrore, simbol i pavdekësisë, që lulëzon gjatë vitit. Lulet e saj aromatike kanë dyll dhe përbërje kremoze të verdhë dhe petale të bardha.
Ka efekt zbutës, hidratues dhe pastrues.
E. Freesia: Lule shumë aromatike me petale të kuqe, të bardha, të verdha apo ngjyrë vjollcë. Përmban 6 petale.
Ka efekt hidratues dhe zbutës.
F. Hibiscus: Lule me petale të kuqe, të verdha apo të bardha.
G. Lily: lule aromatike me petale të bardha dhe të mëdha. Ka efekt zbutës.

Përdorimi:

Flower Acid Lotion përdoret një herë në javë. Pas heqjes së make up-it, aplikoni një pjesë të saj nga ampula butësisht me një pambuk mbi lëkurë. Lëreni të veprojë për disa minuta. Më pas vendosni produktet pasues sipas rekomandimeve të estetistes së Joyel spa.

FLOWER ACID LOTION nuk rekomandohet të përdoret në lëkurë të acaruar, me akne, me ekzema apo me probleme të tjera dermatologjike.
Është një produkt shumë efikas në zbardhjen e ngjyrës së lëkurës në tërësi dhe në zbehjen e njollave të saj në veçanti.

Cleaners



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter