Përfitimet nga kjo bimë e thjeshtë janë të njohura dhe kjo është arsyeja pse ajo ka fituar një vend të rëndësishëm dhe të përhershëm në shumë familje. Jeni djegur nga dielli? Keni probleme serioze me akne? Instikti ju drejton fillimisht tek Aloe Vera e gjithanshme!

Por a e dini se sa shumë përfitime të tjera na ofron kjo bimë e thjeshtë dhe e përulur?

Aloe Vera është një bimë plot lëng. Ajo ruan dhe ujë në gjethet e saj të trasha dhe të tulta. Gjethet prodhojnë dy substanca në trajtën e xhelit, të cilat përmbajnë ujë të përzier me disa ushqyes dhe një lëng i trashë, i quajtur ndryshe “qumështi Aloa”.

Aloe Vera quhej ndryshe, “bima e pavdekësisë ” nga egjiptianët, njihej gjithashtu si “Ghritkumari” në Hindisht, “Kalabanda” në Telugu, “Katralai” në Tamil, “Kumari” në Malajam, ‘Lolisara” në Kanada,” Korphad’ në Marati, dhe “Ghritkumari ‘në Bengalisht. Ajo mund të kryejë mrekulli jo vetëm për lëkurën, për flokët, por dhe shëndetin tuaj.

A. Përfitimet nga Aloe Vera për LËKURËN:

1. Parandalon plakjen dhe shfaqjen e rrudhave të parakohshme.

Me kalimin e moshës, lëkura juaj fillon të thahet dhe të humbasë elasticitetin e saj. Kjo e bën atë më të ndjeshme ndaj rrudhave. Aloe Vera hidraton lëkurën dhe e ndihmon atë të largojë qelizat e vdekura. Në fakt, hulumtimet kanë treguar se Aloe përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe e zbut më shumë atë.

2. Hidraton lëkurën.

Parandalon plakjen dhe shfaqjen e rrudhave të parakohshme.
Aloe Vera ka treguar se është pararendëse dhe superiore ndaj çdo kremi hidratues të momentit. Ajo ka treguar efekte të shkëlqyera për lëkurën e yndyrshme dhe atë të prirur ndaj akneve. Aloe Vera shton sasinë e ujit në lëkurë, duke e lënë atë të hidratuar pa shkaktuar yndyrë.

3. Redukton aknet dhe ndihmon në zbardhjen e njollave të tyre.

Aloe Vera ka dëshmuar se mund të bëjë çudira në lëkurë, duke reduktuar aknet dhe duke larguar njollat apo shenjat e shkaktuara prej tyre. Me përzierjen e Aloe-s me disa pika lëngu limoni, ju mund të reduktoni ndjeshëm aknet dhe shenjat e tyre. Limoni ka aftësi zbardhuese ndaj njollave.

Aloe Vera ka efekte anti-bakteriale dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar kështu në zvogëlimin e akneve në fytyrën tuaj. Ajo përmban gjithashtu dhe Polisakaride, që stimulojnë rritjen e qelizave të reja, duke përshpejtuar proçesin e shërimit të akneve dhe parandaluar krijimin e shenjave në lëkurë.

4. Ndihmon në rastet e djegieve

Aloe Vera përdoret gjerësisht si një trajtues pas daljes në diell, për efektet e saj zbutëse dhe zvogëluese të inflamacionit.
Aloe Vera duke patur aftësi anti inflamatore, zvogëlon skuqjen e shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV si dhe zbut lëkurën.

5. Shëron plagë të jashtme dhe pickimet nga insektet

Aloe Vera ka efekte anti-inflamatore, të cilat e bëjnë efektive ndaj plagëve, irritimeve të lëkurës dhe pickimeve të insekteve.

B. Përfitimet nga Aloe Vera për FLOKUN:

6. Nxit rritjen e Flokut

Aloe Vera nuk ofron të mira vetëm për lëkurën tuaj; ajo gjithashtu ka një sërë efektesh dhe ndaj flokut. Përdorimi i saj lokal, i përzier me vaj Kastori, mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes së flokut tuaj! Aloe Vera largon qelizat e vdekura nga skalpi, duke lejuar rritjen e flokut tuaj. Kjo përzierje mund të aplikohet në skalp dhe mbahet gjatë natës. Të nesërmen mund të lahet me një shampo të butë.

7. Redukton Zbokthin

Aloe Vera përdoret gjerësisht si një përbërës në shampot dhe zbutësit komercialë për efektet e saj të shkëlqyera kundër Zbokthit dhe problemeve që lidhen me të si kruarja e skalpit.

Zbokthi mund të shkaktohet nga disa arsye: një skalp me yndyrë, depozitimi i qelizave të vdekura ose dhe një infeksion. Dhe Aloe Vera ndihmon në përballjen me to. Largon qelizat e vdekura nga skalpi juaj, të cilat bllokojnë frymëmarrjen e flokut. Ajo gjithashtu ka efekte anti-bakteriale dhe anti-inflamatore, të cilët luftojnë infeksionet dhe zbutin skalpin.

8. Mirëmban Ekuilibrin e pH të skalpit

Kur prishet ekuilibri i pH i flokut, mund të krijohen shumë probleme për të. Aloe ndihmon në ruajtjen e këtij ekuilibri.

PH i flokut tuaj është 5.5, i cili e anon në anën acide. Mjaft produkte komercialë të flokut, sidomos shampot, përmbajnë “surfactant”, i cili rrit pH e skalpit dhe të flokut, sepse ato janë alkaline. Kjo mund të shkaktojë dëmtime tek flokët. Aloe Vera ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të pH, duke nxitur flokë më të mirë dhe më të shëndetshëm.

9. Zbut flokët

Aloe Vera është zbutësja më e mirë. Është hidratuese, forcon flokun dhe e shkëlqen atë. Ajo përmban enzima proteolitike të cilat largojnë qelizat e vdekura. Ndihmon në rigjenerimin e qelizave, duke ndihmuar kështu riparimin e flokut. Ajo gjithashtu furnizon flokun me hidratim, duke e lënë atë të butë dhe me shkëlqim.

C. Përfitimet për SHËNDETIN

10. Ul Inflamacionin

Konsumimi i lëngut të Aloe Verës mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit. Ajo shitet kudo, por nëse ju e kultivoni në shtëpi, do ishte akoma më e mirë e freskët.
Një nga shkaqet e inflamacionit është dëmtimi oksidues, i cili shkaktohet nga radikalet e lira në trup, që dëmtojnë qelizat. Dihet se Aloe Vera është e pasur me antioksidues. Këto antioksidantë ndeshen me radikalet e lira dhe ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit.

11. Lehtëson Urthin dhe Aciditetin

Lëngu i Aloe Verës përdoret gjerësisht në trajtimin e Refluksit gastro-ezofageal. Ai shkakton simptoma të tilla si urth, dhimbje gjoksi dhe probleme me gëlltitjen. Lëngu i Aloes është një kurë efektive.
Aloe Vera ka veti anti-inflamatore, të cilët zbutin linjën e stomakut dhe ezofagut. Ajo gjithashtu ndihmon për të luftuar kundër patogjeneve, që shkaktojnë probleme gastrointestinale.

12. Redukton kolesterolin dhe rregullon sheqerin në gjak

Edhe pse është ende në fazat paraprake, hulumtimet kane treguar se aloe vera mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit. Ajo gjithashtu ndihmon në ruajtjen e sheqerit në gjak. Kjo është arsyeja pse ajo përdoret shpesh si një shtojcë nga diabetikët.

Hulumtimet laboratorike kanë treguar se Aloe Vera mund të reduktojë përqëndrimin e kolesterolit në organet tuaja jetësore. Ajo gjithashtu mund të zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak.

13. Mirëmban shëndetin Oral

Aloe Vera është po aq efektive sa çdo pastë dhëmbësh, kur bëhet fjalë për mbajtjen e higjenës së gojës.

Xheli i Aloe Verës, për shkak të aftësive të saj antibakteriale, mund të ndihmojë në luftën kundër baktereve që shkaktojnë kavitetin. Ajo gjithashtu ndihmon në sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, veçanërisht Periodontitis.

14. Ndërton Imunitetin

Konsumimi i Aloe Verëd mund të rrisë sistemin tuaj imunitar.
Ajo nxit qelizat të prodhojnë Oksid Nitrik dhe Citokinë, të cilët ndihmojnë sistemin tuaj imunitar.

15. Ul rrezikun e Kancerit

Ndikimi i Aloe Verës me sistemin imunitar është i lidhur ngushtë me aftësitë e saj luftuese ndaj Tumoreve dhe Kancerit.

Aloe Vera rrit sistemin tuaj imunitar, gjë e cila, në mënyrë indirekte ndihmon trupin tuaj në luftën kundër tumoreve. Studimet kanë treguar gjithashtu se ajo mund të tkurrë madhësinë e tumoreve dhe normën e mbijetesës së pacientëve të prekur nga kanceri.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter