MITO SPECIAL + (FACE / DRY SKIN)

Serum përforcues qelizor

Mito Special + përdoret për të gjitha llojet e lëkurës së fytyrës. Ai përballon efektet e moshës, rigjallëron indet e lëkurës dhe rrit veprimin rigjenerues në trajtimet e tjera.

Roli:
Mito Special + stimulon dhe ushqen qelizat sipërfaqësore, duke i pregatitur ato për të asimiluar më lehtë vlerat ushqimore nga rigjeneruesit e tjerë të mëpasëm: Synchro, Cytobi ose koncentratin Cells Life.

Përbërja:
Mito Special + përmban tre ekstrakte biologjike; një kompleks kundër radikaleve të lira dhe kundër oksidantëve, në bazë të 3 substancave aktive: laktoferine, Thioxantine-2, Hydroxyxanthine-8, të cilat neutralizojnë radikalet e lira, që janë përgjegjëse për shkatërrimin e biomolekulave, shkaktaret e plakjes së lëkurës;

Peptide të koncentruara në 100mg/kg (tripeptid glycyl / Histidyl / lysine) përbëjnë një pjesë apo fragment në zinxhirin e kolagjenit dhe mundësojnë nxitjen e sintezës së kolagjenit ekstra-qelizor, nëpërmjet fibroblastit (qelizë në indin lidhës, që prodhon kolagjenin dhe fibrat e tjerë).

Aminoacide të shumta si Proline, Lysine, Histidine, etj.

Ampulat me Mito Special + përmbajnë ushqyes, rigjallërues dhe elemente të ndryshëm biologjike që kundërveprojnë ndaj efekteve negative të plakjes.

Përdorimi:
Mito Special + përdoret në të gjitha rastet apo trajtimet rigjeneruese të vështira të lëkurës. Zakonisht përdorimi i 2 ampulave në javë është i mjaftueshëm.
Pas pastrimit të plotë me qumështin Glyco dhe locionin Fibro, aplikoni Mito Special +.
Ai përthithet lehtë nga fytyra. Nuk duhet përdorur masazh apo ngrohje gjatë aplikimit të tij. Më pas mund të aplikoni maskën Immuno me një shtresë të hollë, e cila mund të pastrohet me ujë të ngrohtë.
Ju mund të aplikoni në mbrëmje: Synchro ose Cytobi.

Në mëngjes: Myo Myoso, Cells Life dhe mbi të gjitha një krem me faktor mbrojtës ndaj diellit: Tropo, Tropo Plus, Melano II ose Symbiose.

Serum përforcues qelizor



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter