Në fakt është e çuditshme, por e vërtetë:
Frymëmarrja e thellë jo vetëm që të qetëson mendjen, por ajo kryen pastrimin e trupit dhe nëpërmjet saj sistemet detoksifikuese punojnë me kapacitet të plotë.

Oksigjeni është elementi i nevojshëm më i rëndësishëm në trupin e njeriut. Duke sjellë më shumë oksigjen në trup, ne mund të përmirësojmë probleme të tilla shëndetësore si lodhjen, turbullimin mendor dhe zvogëlimin e funksioneve të indeve.

Frymëmarrja e thellë ndihmon në përmirësimin e punës së muskujve të diafragmës dhe zgjeron xhepat e ajrit të mushkërive, në marrjen e një përgjigjeje relaksimi përbrenda trupit si dhe në masazhimin e sistemit tonë limfatik.

Sistemi Limfatik mbart toksinat dhe i largon nga trupi, ndërsa gjaku u dërgon ushqyes dhe oksigjen qelizave. Një sistem i ngadaltë limfatik nuk mund të kryejë siç duhet proçesin e detoksifikimit. Kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore, duke përfshirë shtim në peshë, humbje të muskujve, tension të lartë të gjakut, lodhje dhe inflamacion.

Pra, bëjini vetes tuaj një favor: Merrni frymë thellë!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter