Nga Rowena Lucanas

Periudha e ndryshimit të ngjyrës së gjetheve që bien në tokë përbën dhe kohën më të përshtatshme për të reflektuar për trupin dhe mendjen tuaj, të cilët janë ende në tranzicion midis verës dhe vjeshtës, e cila është koha e pregatitjes për stinën e ftohtë të dimrit dhe e reflektimit.

Edhe pse tranzicionet sezonale, pra kalimet e stinëve janë normale për natyrën dhe trupin tonë, këto ndryshime kanë kërkesat e veta. Stili i jetës së sotme moderne, përcjell stres tek ne dhe në stinën e Vjeshtës. Çdo familje pregatitet për fillimin e shkollës së fëmijëve, ashtu sikurse gjatë vitit punojmë më shumë për të siguruar pushimet e verës etj. Këto kerkesa na angazhojnë së tepërmi, duke na ekspozuar më shumë ndaj sëmundjeve, të cilat kërkojnë një sistem të fuqishëm imunitar. E gjithë kjo na detyron t’i rikthehemi kujdesit ndaj vetes. Sikurse kujdesemi të ushqehemi shëndetshëm apo të merremi me aktivitet fizik, nuk duhet të lëmë pas dore dhe masazhin.

Masazhi i rekomanduar për këtë periudhë është ai me gurë të nxehtë kryesisht, i shoqëruar nga vajëra esencialë. Gjithashtu, rekomandohet konsumimi i limonit për të rritur sistemin imunitar dhe Rozmarina për dhimbjet e muskujve.
Vjeshta e freskët liston masazhin në krye të përkujdesit ndaj vetes si një aleat shërues / ndihmues nga lodhjet fizike, mendore si dhe si një rikthyes të ekuilibrit tuaj të përgjithshëm.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter