Manikyri dhe Pedikyri janë një kurë e dobishme për thonjtë e duarve dhe këmbëve tuaj. Proçedura e plotë e Pedikyrit ju ofron një ndjesi shumë të këndshme. Mbase ngaqë ne e anashkalojmë kujdesin ndaj duarve dhe këmbëve të shumtën e kohës dhe Pedikyri apo Manikyri është një përkujdesje ndaj tyre.

Shërbimet e Manikyrit dhe Pedikyrit nuk përcaktojnë rreptësisht gjininë e cila duhet t´i kryejë ato. MESHKUJT në ditët e sotme, frekuentojnë rregullisht qëndrat e trajtimeve estetike, duke kryer tërë shërbimet bazë të kujdesit për trupin, fytyrën dhe sidomos ato të duarve dhe këmbëve.
Femrat duan dhe e pëlqejnë faktin që meshkujt e tyre përkujdesen për duart dhe këmbët, që t´i kenë gjithmonë estetikisht të pastër, të rregullt dhe sidomos të shëndetshëm.
Duhet patur parasysh që të tilla shërbime duhet të ofrohen nga një staf profesional i kualifikuar dhe në kushte të një higjene maksimale. Asnjëherë mos u përpiqni të tërhiqeni nga çmimet e lira në ambjente jo të përshtatshme të një higjene pune minimale!

Proçedura e kryerjes së Manikyrit dhe Pedikyrit ka të bëjë me pastrimin, prerjen dhe rregullimin përreth thoit, pastrimin e duarve dhe këmbëve. Kjo nënkupton se ekziston mundësia e krijimit të një infeksioni nëse kjo proçedurë nuk kryhet siç duhet në kushte të një higjene maksimale, ku përfshihet sterilizimi i plotë i çdo mjeti pune.

Manikyri dhe Pedikyri spa është më shumë një kurë sesa një pastrim i thjeshtë i thonjve në kushte shtëpie. Në Joyel spa proçedura e Manikyrit apo Pedikyrit kryhet në kushte optimale relaksi nga një staf shumë profesional dhe ju përjetoni momente çlodhjeje dhe kënaqësie të vërtetë. Përveç ambjentit tejet çlodhës, cilësia e produkteve dhe e shërbimit nga një staf me shumë përvojë, është maksimale.

Manikyri apo Pedikyri spa ju ofron përmirësim të ndjeshëm të pamjes së thonjve dhe të shëndetit të tyre. Terapia që ndiqet përmirëson dhe lëkurën përreth thonjve. Proçedura e një manikyri spa mund të zgjasë nga 30 deri 60 minuta. Në proçedurën e një Pedikyri spa siç e kemi përmendur dhe më parë, përveç pastrimit të këmbës, kallove dhe thonjve ofrohet dhe masazhi i Refleksologjisë ku harmonizohet dhe balancohet trupi juaj.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter