LYMPHO ( BODY / BODY CARE)

Locion Tonifikues dhe Ushqyes

Mbajtja e një trupi të bukur dhe rifitimi i formave apo i qëndrueshmërisë së tyre, kërkon një stil jetese të shëndetshme. Në shumicën e rasteve ristrukturimi i formave të trupit tuaj, do të thotë të përballeni me shkaqe të ndryshme, të cilat shkaktojnë parregullësi dhe që duhen identifikuar në mënyrë individuale.

Linja e plotë e produkteve GERnetic, e kujdesit për trupin, trajton efekte të ndryshme, duke iu përshtatur në mënyrë perfekte çdo nevoje të veçantë dhe duke ju ndihmuar të rizbuloni trajta të reja dhe më elegante trupore.

Locioni Lympho

Është një locion, i cili aplikohet në trup, duke filluar nga shputa e këmbëve deri në mesin e trupit, përfshirë dhe barkun.
Cilësitë e tij çlodhëse sjellin lehtësim për këmbët e lodhur si dhe u paraprijnë produkteve të trupit, sipas llojit të trajtimit. Ky locion natyral përshpejton mikroqarkullimin, duke luajtur rolin e një Drenazhuesi si dhe duke rritur shpejtësinë dhe efikasitetin e produkteve GERnétic.

LYMPHO përdoret për të përgatitur trupin për trajtimet si: dobësim, tonifikim, kundër celulitit, kundër variçeve problematikë dhe të çarat e lëkurës.
Lympho ka efekt qetësues, stimulues, tonifikues, përmirësues i qarkullimit VASKULAR dhe atij LIMFATIK.

Përbërja:
1. xhinseng: stimulues dhe tonifikues;
2. gështenjë: regjës;
3. leshterikë deti;
4. acide yndyrore, amino acide, kripëra minerale.
5. kompleksi L: alaninë, acid glutamik, acid aspartik.

Përdorimi:
Locioni Lymfo, siç e theksuam më parë, përdoret për trupin.
Përdorimi i saj shkakton hapjen e poreve të lëkurës, ka një efekt shfryrës për këmbë apo nyje të enjtura si dhe një qetësim të dobishëm, i cili ndihmon në një depërtim më të mirë të produkteve për trajtimet e trupit: Vasco Artera – Adipo Gasta – Somito.

Aplikohet në pjesët e trupit që do trajtohen, shoqëruar me një masazh të lehtë, deri në përthithje të plotë të tij.
Përdoret në mëngjes ose / dhe në mbrëmje.

Locion Tonifikues dhe Ushqyes



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter