LAIT CORPS DOUCEUR (BODY / BODY CARE)

Qumësht zbutës trupi

Qumështi Douceur e ushqen lëkurën e trupit tuaj me butësi, pas një dushi dhe ju jep ndjesinë e freskisë dhe të të ndjerit mirë.
Luan rolin e një ushqyesi themelor ne trajtime të veçanta të trupit, duke i dhënë lëkurës butësi dhe përkulshmëri të rehatshme.

Në sajë të përbërësve të tij natyrorë biologjikë, qumështi Lait Douceur, i dhuron butësi dhe hidratim lëkurës tuaj.

Rekomandohet veçanërisht për lëkurën e thatë ose lëkurën e plakur para kohe. Vepron në mënyrë interesante tek të çarat e lëkurës, njollat e saj si pasojë e plakjes, keratozën nga dielli dhe lëkurën e atrofizuar nga plakja.

Ky qumësht e ushqen lëkurën, e bën atë të këndshme dhe fleksibël. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe të gjitha moshat.

Përbërja:
Falë përbërjes së tij natyrore dhe në veçanti të tripeptideve Glycyl-Histidyl-Lysine, Lait Douceur kontribuon për një sintezë më të mirë të Kolagjenit ekstra qelizor, duke ju dhuruar një lëkurë të mëndafshtë, të butë dhe të hidratuar.

Vaji i Kajsisë përmban vitamina si A, B1, B2, B5, C, PP dhe vepron si anti anemik.

Gjalpi i Sheas luan rolin e një zbutësi dhe rigjeneruesi, ristrukturon lëkurën duke e tonifikuar atë. Ai përmban Phytosterole.

Përdorimi:
Qumështi zbutës Lait Douceur i Gernétic Int. përdoret pas një dushi apo një banjoje. Ai mund të përdoret çdo ditë për të patur një lëkurë të butë dhe të këndshme. Aplikohet duke e masazhuar lehtë lëkurën, deri në përthithje të plotë të tij. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe për të gjitha moshat.

Qumësht zbutës trupi



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter