Krem për lëkurë miks & të yndyrshme

Një krem trajtues i mirëfilltë shumë efikas për problemet e përsëritura të lëkurës si: pika të zeza, pore të zmadhuara, njolla etj. Ka një përbërje shumë të butë, të këndshme dhe nuk lë gjurmë.

Vepron në largimin e pikave te zeza, zvogëlon poret e zmadhuara, redukton ose eliminon yndyrën e tepërt të lëkurës.

Përbërja:
Përbërës bimorë si:
Mirrë: antiseptik, pastrues, mikroqarkullues, shërues;
Lappa / Rodhe: pastrues, antibakterial;
Delli: koagulues për gjakun, pastrues dhe zbutës;
Trumzë: antiseptik, pastrues, zbutës, shërues, antibakterial, stimulues;
Një Lipo aminoacid, i cili përfitohet përmes bioteknologjisë, i pasur me hydroxyproline: që vepron si antimikrob, antiseboreik dhe antiakne.
Një bazë bio vegjetale aktive, nxjerrë nga Lactobacillus Casei në sajë të bioteknologjisë, në një substrakt bimor: chlorella.
Një përbërës hidratues, i arrirë nëpërmjet bioteknologjisë, i formuluar nga B-Lactoglobulina dhe një filtrat i pasur me aminoacide dhe acid laktik L.

Përdorimi:
Aplikohet në sasira shumë të vogla në zona të fytyrës apo të trupit, me probleme si: akne, pore të zmadhuara apo zona me tepricë yndyrore.

Aplikojeni butë mbi lëkurë deri në përthithje të plotë të tij.
Kremi Mixed and Oily Skins përdoret para produkteve pasues rigjenerues apo trajtues.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter