Krem Riparues & Rigjenerues

Dhe pse e kemi klasifikuar dhe diskutuar shkurtimisht Nuclea-n tek ndarja e “Lëkurës së Yndyrshme” (sherben dhe per sherimin e shenjave apo inflamacioneve nga aknet) në albumin “World of GERnétic”, ia vlen të shpjegojmë sërisht vlerat e jashtëzakonshme që përmban ky produkt!

NUCLEA është një plotësues shumë efikas i kremit Synchro dhe Cytobi. Në fakt ky krem ka cilësi të tjera përveçse rigjallërimit të lëkurës.

NUCLEA rekomandohet së tepërmi si një RIGJENERUES INDESH, për të gjitha rastet shumë të vështira në të gjitha pjesët e fytyrës dhe trupit tonë, si një rigjenerues ndaj rrudhave të thella dhe atyre të parakohshme, dehidratimit të tepërt të lëkurës, rasteve shumë të vështira dhe serioze të akneve, shenjave të tyre por dhe në përgjithësi, psoriasis, mungesën e mineraleve, djegiet. Por NUCLEA luan një rol të veçantë dhe në rastet e depigmentimit të lëkurës si Vitiligo apo pigmentimit të tepërt si njollat e errëta.

Përbërja:
1. vitaminat e seri B, vitamina A, C, E dhe H, embrione gruri, alantoin etj.

2. Hypericum: vaj i Hypericum, ekstrakt i luleve Hypericum, përdorimi i të cilave ndihmon në rastet e reumatizmës, dhimbjes së mesit, dhimbjeve të nervit shiatik, hemorriodeve, muskujve të terhequr, plagëve të hapura, dëmtimit të indeve. Hypericum ndihmon gjithashtu në rastet e një lëkure shumë të yndyrshme, shumë të ndjeshme dhe të ashpër.

3. Vaji Kalendule: lulet Kalendula, të fermentuara nga një proçes i butë, distilohen së bashku me vajin e Sojës. Konsiderohet si një ilaç për plagët dhe lezione të të gjitha llojeve, të lëkurës dhe indeve, si qetësues per djegiet në përgjithësi, për ekzemën, gërvishtjet apo çarjet deri në rastin e sëmundjes së Zgjebës. Vaji i Kalendulës formon mbrojtjen nga inflamacionet.

3. Faktorë të rritjes “X”, të pasur me aminoacide dhe minerale. Përmban filtra biologjike, të marra nga mikro-organizmat e rritur në një kulturë të pasuruar organike.

Përdorimi:

Nuclea vendoset pas kremit Synchro në përgjithësi, por mund të përdoret dhe i vetëm. Nuclea vendoset kryesisht në ato zona vërtet problematike dhe të vështira per t’u rigjeneruar.

Nuclea për një rezultat më të shpejtë, përdoret në mëngjes pas kremërave të ditës sipas llojit të lëkurës: Tropo, Tropo Plus, Proli apo Symbiose.

Nuclea mund të përdoret si një krem kundër moshës dhe në darkë pas kremit Synchro ose Cytobi.

Një përmbledhje e cilësive të tij të jashtëzakonshme: Ai trajton rastet e:

1. Plakjes së parakohshme (rrudha në një moshë të re)
2. Rrudhave të thella
3. Dehidratimit të thellë
4. Problemeve serioze me aknet apo shenjave të mbetura prej tyre
5. Plagëve të Psoriasis
6. Depigmentimeve nga Vitiligo
7. Djegieve të ndryshme, përfshirë dhe nga Dielli.

Cleaners



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter