Në një botë, shpejtësia e së cilës është gjithmonë në rritje, ku lista e detyrave dhe e pritshmërive që kemi ndaj vetes është gjithnjë në rritje, ne duhet të kuptojmë se duhet të përqëndrohemi në shëndetin dhe mirëqenien tonë si dhe duhet të vendosim veten si prioritetin kryesor!

Kjo është e vërtetë për të gjithë dhe jo vetëm femrat / nënat: problemet e shëndetit fizik dhe mendor janë në rritje dhe ne kemi mundësinë për ta ndryshuar këtë fakt.

Po listojmë disa nga këshillat më të dobishme Gernetic sesi ju t’i krijoni vetes tuaj kohën që ju nevojitet:

Flini mjaftueshëm:
Efektet shëndetësore të një gjumi të pakët vetëm grumbullohen. Trajtojeni veten duke i ofruar një natë të plotë me gjumë të qetë: filloni me një banjë të ngrohtë me arome lavandoje për t’u qetësuar dhe provoni të meditoni për pak çaste për të relaksuar mendjen!

Kryeni aktivitete fizike:
Pastroni trupin tuaj duke u djersitur! Filloni aktivitetin tuaj fizik me një shëtitje apo aerobi të shoqëruar me muzikë – çlirimi natyral i endorfinës ka efekte fantastike për këdo nga ne!

Qeshni:
Qeshni kur takoheni me shoqërinë tuaj ose kur shikoni komedinë tuaj të preferuar në TV! Çfarëdo që të zgjidhni, qeshni shumë dhe sa më gjatë!

Pini Çaj Jeshil:
I pasur me antioksidues, çaji jeshil promovon një lëkurë të shëndetshme, forcon zemrën, kontrollon peshën dhe ju mbron nga sëmundjet.

Lexoni:
Zgjidhni librin tuaj të preferuar dhe gjeni një qoshe të qetë në mënyrë që të relaksoheni, të mos ju ndërpresë askush për disa orë!

Praktikoni Joga:
Joga ndihmon në nxitjen e fleksibilitetit dhe të fuqisë. Nëpërmjet frymëmarrjes së duhur dhe meditimit, joga ndihmon gjithashtu në lehtësimin e stresit, qetëson mendjen dhe rifreskon shpirtin.

Frekuentoni qendrat spa:
Nëse keni kohë dhe dëshirë, ofrojini vetes tuaj një masazh dhe një trajtim fytyre (me një nga terapistet e shkëlqyera në Joyel spa) – dhe kjo është mënyra më e mirë që ju të ndjeni vërtet prekjen dhe efektin GERnetic :).



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter