Karbohidratet (ose sheqernat) sigurojnë energjinë e nevojshme për qelizat e gjalla. Ekzistojnë dy lloje të tyre: karbohidrate të shpejtë dhe të ngadalshëm.

Karbohidratet e shpejta kanë indeks të lartë glicemik dhe hyjnë shpejt në gjak, duke shkaktuar një rritje të lartë të prodhimit të insulinës, hormonit përgjegjës për rregullimin e sheqerit në gjak.
Karbohidratet e ulëta kanë indeks të ulët glicemik, hyjnë gradualisht në gjak dhe nuk shkaktojnë rritje të papritur të prodhimit të insulinës.

Rritjet e papritura të prodhimit të insulinës janë të dëmshme për organizimin tonë pasi shfaqet:
– Shfaqja e pajustifikuar e ndjesisë së urisë nga ulja e menjëhershme e sheqerit në gjak;
– Teprica e depozitimit te glukozës në trajtën e yndyrës dhe shtimi në peshë;
– Në afate të gjata, rënia e ndjeshmërisë së qelizave ndaj insulinës, e cila mund të shkaktojë diabetin e tipit 2.

Përveç kësaj, në mëlçi depozitohet dhe sheqeri i rafinuar, i pranishëm në ëmbëlsira, biskota, por dhe tek buka e bardhë, patatja apo dhe tek produktet e qumështit.
Konsumi i tepërt i këtyre ushqimeve shkakton një mbushje të këtij organi të rëndësishëm të trupit tonë: mëlçia është përgjegjëse për sintezën e ushqyesve, të domosdoshëm për funksionimin e qelizave në trupin tonë. Mosfunksionimi i mëlçisë shkakton një numër çekuilibrimesh të brendshme, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen e lëkurës sonë. Problemi më i shpeshtë, i shkaktuar nga konsumi i tepërt i sheqerit, janë aknet.

Rekomandojmë kufizimin e konsumit të karbohidrateve të shpejta dhe shtimin e atyre me indeks të ulët glicemik dhe të moderuar si:
– Drithërat
– Frutat dhe perimet
– Bishtajat (thjerrëzat, fasulet, bizelet)
.
Këto tri kategori ushqimore kanë edhe një vlerë shumë interesante ushqyese pasi janë të pasura në ushqyes thelbësore si: aminoacidet, vitaminat dhe mineralet.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter