Kohët që po jetojmë po na detyrojnë të largohemi në një botë tjetër, ndryshe nga e sotmja. Po ndodh shumë shpesh. Po lind si domosdoshmëri që të stakojmë apo të mbyllim çdo lidhje me realitetin jashtë, dhe për disa orë.

Atëherë çfarë duhet të bëjmë?

Është pikërisht kjo situatë, e cila do ta quante qoftë për një moment të shkurtër një SPA, si bekim apo ndihmë! Është pikërisht vendi, shprehen sot, që të ndihmon të gjesh shkëputjen aq të nevojshme, që të ndihmon të furnizohesh me energji pozitive, të detoksifikohesh apo të çlodhesh nga të menduarit e tepërt.

Në qëndrat e sotme të kujdesit dhe estetikës së përgjithshme ofrojnë shërbime që kanë lidhje direkte me shëndetin tonë në përgjithësi. Efektet shëruese e “të prekurit” të masazhit janë të provuara qysh në kohët e lashta. Terapia e Prekjes dhe qëndrave spa janë të lidhura ngushtësisht. Efektet e Prekjes me duar nëpërmjet masazhit kryer nga terapistë të kualifikuar, shkon përtej sferës fizike. Më poshtë po renditim 14 përfitimet kryesore që mund të arrini nëpërmjet masazheve terapeutike dhe shërbimeve të tjera në një qendër profesionale relaksi:

1. Një seancë masazhi do të thotë shkëputje apo çlodhje nga puna juaj, familja, shokët. Do të thotë të ngadalësosh ritmin frenetik të rutinës dhe të çlirohesh nga stresi.

2. Një seancë masazhi përmirëson qarkullimin e gjakut, i cili furnizon me oksigjen dhe lëndë ushqyese qelizat tona.

3. Nje seancë masazhi stimulon sistemin limfatik, i cili mbart dhe largon mbeturinat ushqimore dhe toksike nga trupi.

4. Është provuar se masazhi çliron një hormon të quajtur Serotoninë, i cili përmirëson “të ndjerit mirë” në mendje dhe trup. Kur ju kryeni një shërbim në një spa apo qendër relaksi, trupi dhe shpirti janë në harmoni me njëri-tjetrin.

5. Atletët profesionistë dhe të apasionuarit e fitnesit, përjetojnë një lehtësim të madh në uljen e tensioneve të muskujve dhe dhimbjeve të trupit nëpërmjet masazhit në indet e thella, i cili i çlodh çdo pjesë të trupit.

6. Masazhi është një ndër përfitimet më të rëndësishme, sidomos për femrat në shtatzani dhe pas lindjes.

7. Terapia e masazhit ndihmon në përmirësimin e situatave kronike si artrit, dhimbje të nervit shiatik dhe spazma muskulare.

8. Duke shijuar shërbimet dobësuese në një spa, ju jo vetëm do të humbisni peshën e tepërt, por do të ndiheni dhe mrekullisht mirë.

9. Eksfoljimet e ndryshme të trupit, jo vetëm pastrojnë lëkurën, por nxitin rinovimin qelizor dhe lehtësojnë lëkurën tuaj.

10. Trajtimet që kanë lidhje me ujin ushqejnë shpirtin. Ashtu si jeta, dhe uji është Jing dhe Jang. Kur ju zhyteni në ujë, ju gjeni ekuilibrin e vërtetë, sepse atë jua siguron uji.

11. Trajtimet e ngrohta në avull stimulojnë qarkullimin e gjakut, duke filluar kështu proçesin e pastrimit.

12. Trajtimet e trupit janë jashtëzakonisht të dobishme, si një mënyrë e shpejtë për të furnizuar trupin me kripërat minerale të munguara, me ushqyes dhe elementë të munguar në baza ditore. Në këtë mënyrë rritet hidratimi i lëkurës tuaj, duke ju ndihmuar të rigjallëroheni dhe të relaksoheni.

13. Mjaft individë duan të duken dhe të ndjehen të rinj. Qendrat e relaksit ofrojnë në menunë e tyre të shërbimeve dhe trajtimet e kujdesit për fytyrën. Seanca të rregullta ju ndihmojnë të ndjeheni gjithmonë të rinj dhe të sigurt.

14. Në qendra të tilla relaksi një kujdes i veçantë i kushtohet dhe këshillave apo rekomandimeve të duhura për një dietë të shëndetshme që duhet të ndiqni në jetën tuaj të përditshme.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter