Është ende koha të furnizojmë mirë trupin tonë me vitaminën C dhe antioksidantët natyrorë, për të rritur sistemin imunitar dhe për të ulur rrezikun e infeksioneve dhe virozave. Provoni këtë përzierës lëngjesh (smoothie), i cili është një rritës i fuqishëm i imunitetit dhe trupi juaj do t’ju falenderojë për të!

Shtrydhni dhe përziejini së bashku:

2 gjethe lakër jeshile ( maja të purpurta)
½ panxhar të qëruar
2 gjethe selino
½ dardhë jeshile
½ limon me lëkurë
2 cm copë xenxefili (ginger)

Keni marrë dozën e duhur të antioksidantëve më të nevojshëm për shëndetin tuaj :).



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter