Në ditët e sotme, jeta jonë është tepër mekanike dhe plot stres, ndaj frekuentimi i një qendre relaksi përbën domosdoshmëri dhe aspak diçka të tepërt. Koha dhe paratë e shpenzuara ia vlejnë plotësisht për magjinë apo ndjesinë e mrekullueshme që ju ofrojnë ato çaste relaksi në jetën tuaj.

5 avantazhet kryesore e trajtimeve spa:

1. Ju çlirojnë nga Stresi

A jeni në dijeni për efektet e shumta të dëmshme në shëndetin tonë si: probleme kardiovaskulare, irritime të lëkurës, shtim apo humbje peshe të panevojshme, sëmundje kronike etj, që shkaktohen nga stresi?

Stresi është pjesë e pandarë në ditët e sotme, por është e domosdoshme që ta largojmë atë sadopak në mënyrë të vazhdueshme, që të kemi një jetë sa më të shëndetshme.

Trajtimet e ndryshme në një qendër relaksi ju ofrojnë një çlodhje dhe një shkëputje nga rutina e përditshme. Ato ju qetësojnë sistemin nervor dhe ju mbajnë larg shqetësimeve apo problemeve tuaja që ju rëndojnë çdo ditë e më shumë.
Kushtojini vetes tuaj një kohë qoftë dhe të shkurtër për të lehtësuar stresin, të rigjallëroni shpirtin dhe mendjen tuaj!

2. Ju hapin rrugën që të jetoni shëndetshëm

Terapistja në spa duke kryer masazhin ju çtendos muskujt. Ajo duhet të jetë eksperte në fushën e “Të jetuarit shëndetshëm” dhe ju transmeton njohuritë e saj në një mënyrë që ju mund ta kuptoni lehtë.

Ndërkohë që ajo kryen masazhin, ajo bisedon me ju për teknikat e relaksimit të muskujve, për problemet e juaja muskulare që rëndom kanë lidhje me ngarkesën tuaj emocionale, për mënyrën se si duhet të ushqeheni shëndetshëm apo stilin tuaj të jetesës.

Këto janë informacione praktike, të thjeshta dhe të vlefshme që ju mund t’ia bashkangjisni jetës tuaj të përditshme. Prandaj e theksojmë se frekuentimi i qendrave të tilla profesionale relaksi ju mban gjithmonë të informuar për ndryshime pozitive në stilin tuaj të jetesës dhe ju hap rrugën për një jetë plotësisht të shëndetshme.

3. Ju ndihmojnë të përfitoni psikologjikisht

Frekuentimi i qendrave të relaksit ju ofron jo vetëm përfitime fizike (estetike dhe terapeutike), por ofron gjithashtu dhe përfitime të rëndësishme mendore.
Çdo lloj trajtimi në këto qendra si: manikyri, pedikyri, trajtimet e fytyrës apo të trupit, skrabet apo masazhet, rritin vetëvlerësimin, vetëbesimin, të menduarit qartë dhe përmirësojnë ndjeshëm gjendjen shpirtërore. Këto përfitime psikologjike që ofrojnë trajtimet në këto qendra janë të krijuara duke u mbështetur në fakte apo analiza të jetës tonë të përditshme.

4. Ju plotësojnë dëshirën në përmirësimin e pamjes tuaj

Cila apo cili nuk dëshiron të ketë një pamje të këndshme?
Diçka është e sigurt: jo gjithmonë orët e zgjatura të trajtimit të flokëve apo shtresat e shumta të make-up it në fytyrën tuaj arrijnë t’ju plotësojnë dëshirën për një përmirësim të bukurisë tuaj. Gjithashtu një gjë tjetër është e sigurt: që orët apo momentet që ju kaloni në një spa arrijnë t’jua plotësojnë dëshirën tuaj.

Cilësia e lëkurës dhe flokëve tuaj përmirësohen ndjeshëm. Ju ndiheni të freskët dhe të rigjallëruar. Ju rifitoni shkëlqimin në pamjen tuaj.
Përveçse ju arrini të përmirësoni pamjen tuaj, ju ndiheni më të rinj, duke përmirësuar qarkullimin dhe presionin e gjakut, i krijoni vetes tuaj mundësinë e përmirësimit të gjumit si dhe të humbjes së peshës së tepërt.

5. Ju mundësojnë DETOKSIFIKIMIN e plotë

A e dini se mbetjet metabolike që prodhohen në trupin tonë së bashku me toksinat të cilat krijohen nga produkte të konsumuara si kafeina, sheqeri i rafinuar, alkoli, konservantët e ushqimeve, toksinave të tjera të prodhuara gjatë ankthit dhe stresit, toksinave të shkaktuara nga ndotësit e mjedisit si tymi, pluhuri, etj gjenden në trupin tonë të akulumuara për vite me rradhë?

Pastrimi i trupit prej tyre ju bëjnë të ndiheni mrekullisht mirë!
Detoksifikimi në Joyel spa me teknika si masazhet, skrabet apo aparati i Detoksifikimit nëpërmjet ujit, largon elementët e padëshiruar nga trupi juaj si: fryrje, ruajtja e ujit apo peshën e tepërt.

E ritheksojmë, Detoksifikimi është diçka Jetike, ju bën të ndiheni të rigjallëruar, plot energji dhe fuqi të reja!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter