GER OXY (FACE / DRY SKIN)

Ger Oxy konsiderohet si një krem tepër Aktiv.

Roli:
Ushqyes dhe hidratues, Ger Oxy ndihmon për një mikro-qarkullim më të mirë të gjakut dhe për një furnizim më të mirë me Oksigjen.

Ai luan nje rol aktiv si qetësues, ushqyes dhe balancues në lëkurën tuaj, e cila bëhet e butë, e freskët dhe e mirë hidratuar.

Ger Oxy ka një përbërje me aromë të këndshme, depërton me shpejtësi dhe nuk lë asnje gjurmë, pasi përthithet plotësisht nga lëkura.

Ger Oxy është një krem i shkëlqyer rigjenerues, i përshtatshëm për lëkurën e thatë, për të gjitha moshat.

Filtri i saj mbrojtës kundra diellit SPF 7, e favorizon atë si një krem shume i mirë dite (mund të përdoret dhe si krem nate).

Përbërja:
Një ekstrakt biologjik i pasur me aminoacide, të cilat nxitin rritjen, rigjenerimin, oksigjenimin, përmirësojnë frymëmarrjen e qelizave të lëkurës. Ky ekstrakt gjithashtu ndihmon në formimin e limfociteve dhe makrociteve (frymëmarrja qelizore ka një efekt rregullator mbi funksionet e lëkurës, të cilat kontribuojnë në ngadalësimin e plakjes vizuale);

Ekstraktet e hypericum, kamomilit, Kalendulës dhe Arnikës;

Vitaminat: Inositol, Niacinamide, Thiamine, Pyridoxine, Acid askorbik, Biotine, Acid folik;

Vaj bajameje e ëmbël; faktorin mbrojtës kundra diellit, SPF 7 +.

Përdorimi:
Një sasi e vogël e Ger Oxy aplikohet lehtë në tërë fytyrën (edhe rreth syve) në mëngjes ose në mbrëmje. Nuk lë asnjë shenjë, pasi përthithet plotësisht nga lëkura. Pas tij mund të aplikohet make up-i.

GER OXY



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter