Shega është një ndër frutat më të shëndetshme që ekzistojnë në planetin Tokë.

Shega përmban një sërë përbërësish të dobishëm bimorë, të pakrahasueshëm me fruta apo ushqime të tjera.

Shumë studime kanë treguar se fruti i Shegës ofron përfitime të pabesueshme për trupin tonë si dhe mund të ulë rrezikun e shumë llojeve sëmundjesh.

Më poshtë do të rendisim 12 përfitimet shëndetësore nga shega, të cilat janë mbështetur nga studimet shkencore moderne të deritanishme:

1. Shega ose Punica granatum është e mbushur me ushqyes të rëndësishëm.

Ajo është një bimë në formën e kaçubes dhe prodhon frutin e kuq çudibërës.
Kategorizuar tek frutat e kuqe, shega ka një diametër rreth 5-12 cm. Ajo është e kuqe, e rrumbullakët dhe duket njësoj me mollën e kuqe. Lëkura e shegës është e trashë dhe e pangrënshme, por ajo përmban qindra fara të ngrënshme, të quajtura Cipa. Pikërisht, janë këto cipa të cilat njerëzit i konsumojnë të përpunuara në formën e lëngut apo të papërpunuara.

Shega ka një profil mbresëlënës me lëndë ushqyese:

Një kupë e mbushur me cipat e saj të kuqe (174 gr) përmban:

Fibra: 7 gr
Proteina: 3 gr
Vitamina C: 30% e AZHR
Vitamina K: 36% e AZHR
Folat: 16% e AZHR
Kalium: 12% e AZHR
Shega është gjithashtu një frut shumë i ëmbël dhe një filxhan i mbushur me të, përmban 24 gr sheqer dhe 144 kalori.

Fruti i Shegës përmban qindra farëra ushqimore (Cipat). Ato janë të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe përbërës bimorë bioaktive, por ato gjithashtu përmbajnë pak sheqer.

Megjithatë vlerat më të mëdha të Shegës ndodhen në përmbajtjen e fuqishme bimore të saj, disa prej të cilave kanë efekte të fuqishme mjekësore.

2. Shega përmban përbërës me efekte të fuqishme mjekësore.
Ndodhen dy substanca unike në shegë, që janë përgjegjës për shumicën e përfitimeve tona shëndetësore.

A. Punicalagins

Punicalagins janë antioksidues shumë të fuqishëm, të cilët ndodhen në lëngun dhe lëkurën e shegës.
Krahasuar me antioksiduesit e verës apo çajit jeshil, këta antioksidues janë 3 herë më të fuqishëm.
Ekstrakti dhe pluhuri i shegës, nxirret nga lëkura e saj, për shkak të antioksiduesve të lartë dhe përmbajtjes së punicalagin-eve.

B. Acidi Punicik

Acidi Punicik, i njohur gjithashtu si vaji i farës së shegës, është acid yndyror kryesor tek Cipat (kokrrat e shegës).
Kjo është një lloj i acidit linoleik me efekte të fuqishme biologjike.

3. Shega ka efekte anti inflamatore mbresëlënëse.

Inflamacioni kronik është ndër faktorët kryesorë të shumë sëmundjeve serioze si sëmundjet e zemrës, kancerin, diabetin tip 2, sëmundjen Alzhaimer, madje dhe obesitetin.

Shegë ka veti të fuqishme anti inflamatore, të cilat janë të ndërmjetësuara kryesisht me vetitë antioksiduese të punicalagin-eve.

Studimet kanë treguar se shega mund të zvogëlojë aktivitetin inflamator në traktin tretës, në kancerin e gjirit dhe qelizave kancerogjene të zorrës së trashë.

Nga një studim i kryer tek diabetikët, u zbulua se konsumimi i 250 ml lëng shege në ditë për 12 javë rresht, uli shënuesit inflamatorë CRP dhe interleukinën 6 nga 32% dhe 30%.

4. Shega mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit të Prostatës.
Kanceri i prostatës është lloji më i zakonshëm i kancerit tek meshkujt. Studimet laboratorike kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të ngadalësojë riprodhimin e qelizave të kancerit, dhe madje edhe të shkaktojë apoptozisin (vdekjen e qelizave) tek qelizat e kancerit.

PSA (antigen specifik i prostatës) është një tregues në gjak për kancerin e prostatës.
Meshkujt, niveli i PSA i të cilëve dyfishohet në një periudhë të shkurtër kohe, janë në rrezik për jetën, nga kanceri i prostatës.

Është interesante, një studim i kryer tek njerëzit, zbuloi se konsumimi i 237 ml lëng shege në ditë, shtyu dyfishimin e PSA nga 15 muaj në 54 muaj. Dhe kjo nuk është pak!

5. Shega mund të jetë e dobishme në luftën kundër kancerit të gjirit.
Kanceri i gjirit është lloji më i hasur i kancerit tek femrat.

Ekstrakti i shegës ka treguar se pengon riprodhimin e qelizave të kancerit të gjirit, dhe madje mund të vrasë shumë prej tyre.

Megjithatë, kjo aktualisht mbetet e kufizuar në studimet laboratorike. Ka nevojë për më shume hulumtime.

6. Shega ul presionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni), është një nga shkaktarët të atakut të zemrës apo të trurit.
Në një studim, njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, kanë vërejtur një zvogëlim të ndjeshëm pas konsumimit të 150 ml lëng shege çdo ditë për 2 javë.

Studime të tjera kanë zbuluar efekte të ngjashme, sidomos për tensionit sistolik të gjakut (numri më i lartë në një matje të tensionit të gjakut).

7. Shega mund të ndihmojë në luftën kundër artritit dhe dhimbjeve të kyceve.

Artriti është një problem i zakonshëm në vendet perëndimore.
Ka shumë lloje të ndryshme, por shumica e tyre përfshijnë inflamacionin tek kycet.
Fakti se përbërësit e bimës së shegës kanë efekte anti inflamatore, do të thotë që ata mund të ndihmojnë në trajtimin e artritit.
Është interesante se studimet laboratorike kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të bllokojë enzimat, të cilat dëmtojnë nyjet apo kycet e njerëzve që vuajnë nga Osteoartriti.

8. Lëngu i shegës mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sëmundja e zemrës është aktualisht shkaktari kryesor në botë i vdekjes së parakohshme.
Dhe pse është një sëmundje e komplikuar, e shkaktuar nga shumë faktorë të ndryshëm.

Acidi Punicik, acidi yndyror kryesor në shegë, mund të ndihmojnë në mbrojtjen ndaj sëmundjeve të zemrës.

Në një studim i kryer në 51 pacientë që vuanin nga kolesteroli i lartë dhe trigliceride, konsumimi i 800 miligram i vajit të farës së shegës në ditë për 4 javë, tregoi një ulje të Triglicerideve dhe përmirësim të triglicerideve HDL.

Një studim tjetër i kryer vërejti efektet e lëngut të shegës tek njerëzit që vuajnë nga diabeti tipi 2 dhe kolesteroli i lartë. U vërejt zvogëlim i konsiderueshëm i kolesterolit LDL si dhe përmirësime të tjera.

Lëngu i shegës ka treguar gjithashtu në studimet e kryera tek kafshët dhe njerëzit, se mbron nga oksidimi grimcat e kolesterolit HDL, një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjes së zemrës.

9. Lëngu i shegës mund të ndihmojë në trajtimin e mosfunksionimit të ereksionit tek meshkujt.

Dëmtimi oksidativ mund të pengojë rrjedhjen e gjakut në të gjithë zonat e trupit, duke përfshirë dhe indet e organit mashkullor.
Lëngu i shegës ka treguar dobishmërinë e tij në rritjen e fluksit të gjakut në përgjithësi.

10. Shega mund të ndihmojë në luftën kundër infeksioneve bakteriale dhe fungale (myku).
Përbërësit që ndodhen në frutin e shegës ndihmojnë në luftën kundër mikroorganizmave të dëmshme.

Studimet kanë treguar se shega ka qenë e dobishme kundër disa lloje bakteresh, si tek Candida albicans (që shkaktojnë infeksionin e mykut tek femrat).

Efektet anti-bakteriale dhe anti-mykotike të shegës mund të mbrojnë dhe kundër infeksioneve apo inflamacioneve në gojë si: gingivitis, periodontitis dhe stomatitis i dhëmbëve.

11. Shega ndihmon në përmirësimin e kujtesës

Në një studim kryer tek pacientët kirurgjikalë, 2 gr ekstrakt shege pengoi në humbjen e kujtesës pas operacionit.

Në një tjetër studim kryer tek 28 individë të moshuar, me probleme humbje kujtese, u zbulua se 237 ml lëng shege në ditë, përmirëson dukshëm shënuesit e kujtesës verbale dhe vizuale.

Ka edhe disa të dhëna nga studimet tek minjtë se shega mund të ndihmojë në luftën kundër sëmundjes Alzheimer.

12. Shega mund të përmirësojë performancën e ushtrimeve fizike

Shegë është e pasur me nitrate dietike, të cilët kanë treguar se përmirësojnë performancën e ushtrimeve fizike.
Në një studim të kryer tek 19 atletë që do garonin, konsumimi i 100 gr lëng shege 30 minuta para fillimit të garës, rriti ndjeshëm qarkullimin e gjakut.

Ky efekt shkaktoi vonesë të lodhjes dhe një rritje të efikasitetit në garë.
Mesa duket, fruti i shegës është po aq i dobishëm për performancën fizike sa edhe lëngu i panxharit.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter