Origjina e Mangos është India, e cila konsiderohet dhe si kultivuesja më e madhe në botë. Mango është fruti kombëtar i Indisë, Pakistanit, ishujve Filipine, por dhe i Bangladeshit.

Zakonisht Mango shfaqet kudo nëpër tregjet ushqimore me ardhjen e stinës së verës, si një frut i freskët dhe i lëngshëm. Eshtë fruti që e duan të gjithë, sidomos kur është i ëmbël. Ai përveçse është shumë i shijshëm, na ofron dhe një numër të madh përfitimesh shëndetësore.

1. Dobitë e Mangos për Lëkurën tonë:

Përveçse ka një shije shumë të këndshme, Mango ka efekte të mahnitshme dhe në lëkurën tonë, pasi është një burim i madh antioksiduesish, veçanërisht i vitaminës C, të cilët mbajnë lëkurën të shëndetshme dhe plot jetë. Mango përdoret shpesh në trajtën e maskave të ndryshme apo skrabeve pastruese.

A. Mango rikthen shkëlqimin e lëkurës:
Mango ka efekte të shkëlqyera për lëkurën, pasi ka aftësi për të zvogëluar njollat e errëta, puçrat (jo aknet e acaruara), duke i dhënë asaj shkëlqimin natyral. Vitamina A dhe Beta Karoteni i tij rivendosin, rinovojnë dhe ringjallin lëkurën tuaj, duke i rikthyer energjinë dhe shkëlqimin e munguar.

B. Mango trajton pikat e zeza:
Mund të duket e çuditshme, por Mango mund të përdoret për të hequr pikat e zeza, duke pregatitur një skrab nga përzierja e një luge çaji të pulpeve të tij me një gjysmë lugë çaji qumësht / qumësht pluhur dhe mjaltë.

C. Mango ka efekte anti-plakje:
Antioksiduesit e pranishëm në këtë frut vonojnë fillimin e plakjes së lëkurës dhe pigmentimin e saj. Ata gjithashtu mbrojnë lëkurën kundër radikaleve të lira të dëmshme, të cilët mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës. Vitamina C ndihmon në shërimin e puçrave në fytyrë. Nëse e aplikoni direkt mbi lëkurë, ajo do të zbusë dhe do të veprojë si një hidratues natyral për lëkurën tuaj.

Mango është e mbushur me vitaminën A, e cila është një lëndë ushqyese jetike për mbajtjen e një lëkure të shëndetshme si dhe integritetin e membranave të mukozës. Mango është dhe një zbardhues i shkëlqyer për lëkurën. Konsumimi i rregullt i Mangos ju mundëson një lëkurë të shtrirë dhe të qetë.

2. Dobitë për Flokun:

Mango është e pasur me vitamina dhe minerale që ushqejnë floket si dhe nxitin rritjen e tyre. Dobitë për flokët:

A. Shërben si një zbutës shumë i mirë:
Mango mund të pregatitet si zbutës dhe në kushte shtëpie. Përzieni pak tul mangoje me një lugë kos dhe dy të verdha vezësh. Aplikojeni përzierjen në flokët tuaj dhe lëreni për 30 minuta. Ju do keni flokë të butë dhe të shtruar.

B. Trajton Zbokthin:
Mango përmban vitaminën A, e cila ndihmon në luftën kundër zbokthit dhe shton shkëlqimin e flokëve. Mango përdoret shpesh si një përbërës hidratues i flokëve. Ai përmban vitaminën E, e cila përmirëson qarkullimin e skalpit dhe nxit rritjen e flokëve.

C. Trajton rënien e flokëve dhe zbardhjen e tyre:
Vaji i Mangos është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, vitaminave dhe mineraleve. Fara që ai përmban, ka veti shumë të mira hidratuese. Ju mund ta përgatisni këtë vaj duke ia hequr shtresën e jashtme farës së Mangos dhe duke i vendosur ato në guackën e kokosit, duke i shtuar suzam ose vaj mustarde dhe duke e vendosur guacken nën rrezet e diellit për disa ditë. Duke e përdorur këtë përbërje rregullisht, ju do të keni flokë të trashë dhe të shëndetshëm, duke parandaluar humbjen e tyre.

3. Dhjetë dobitë e mahnitshme për shëndetin tonë:

A. Mango lufton dhe parandalon kancerin:
Mango është plot me antioksidues, të cilet parandalojnë kancerin e gjirit, të prostatës dhe të zorrës së trashë. Ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e leuçemisë.

B. Përmirëson shikimin e syrit:
Mango përmban dozë të lartë të vitaminës A ose Retinolin, i cili ndihmon në mbrojtjen e shikimit.

C. Përmban sasi të lartë të Fibrave dhe Vitaminës C:
Mango përmban sasi të lartë të fibrave dhe vitaminës C, e cila ndihmon në eliminimin e Lipoproteinës së Densitetit të Ulët, duke mundësuar ulje të nivelit të kolesterolit.

D. Ruan ekuilibrin e Alkalineve në trup:
Mango është një frut i mahnitshëm, i cili ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të alkalineve në trupin e njeriut, sepse përmban elementë të tillë si acidi malik, acidi tartarik dhe gjithashtu një sasi të mirë të acidit citrik.

E. Rrit normën e Metabolizmit:
Papaja dhe Mango ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, sepse është shumë e pasur me fibra. Fibrat ndihmojnë në lëvizjen e rregullt të zorrëve, duke ndihmuar në këtë mënyrë në rritjen e normës metabolike dhe shpërbërjen e yndyrës së tepërt. Pra, Mango është një frut i dobishëm dhe për individet në dietë mirëmbajtjeje apo dobësimi.

F. Rrit Imunitetin:
Mango përmban 25 varietete të Karotenoideve, të cilët janë të pasur me një sasi të lartë të Vitaminës C, e cila ndihmon në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar.

G. Eshtë i pasur me anti-oksidues:
Mango është i pasur me antioksidues dhe kjo ndihmon në përtëritjen dhe riparimin e qelizave. Këto antioksidues ndihmojnë në detoksifikimin e lëkurës nga brenda dhe gjithashtu parandalon shfaqjen e akneve.

H. Rrit Fertilitetin:
Mango është e pasur me folate ose acid folik, i cili ndihmon në përmirësimin e pjellorisë. Kjo është një formë e vitaminës B dhe mangësia e acidit folik mund të shkaktojë ndalesë të shtatzanisë tek femrat.

I. Përmban Elementë Mineralë:
Mango përmban elementë minerale si bakër, selen, zink dhe kalium, të cilët janë të domosdoshëm për shëndetin e njeriut. Mungesa e elementëve mineralë mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore. Pra, filloni dhe përfshijeni mangon rregullisht në dietën tuaj!

J. Ul kolesterolin dhe parandalon Diabetin:
Dobite e Mangos përfshijnë uljen e kolesterolit dhe parandalimin e diabetit. E befasishme, por është e vërtetë! Mango përmban sheqer natyral. Çdo kokërr e tij përmban rreth 31gms sheqer dhe në të njëjtën kohë permban ngarkesë të ulët glicemike, që do të thotë se niveli i sheqerit në gjak nuk preket!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter