FENG SHUI, filozofia dhe 5 elementët e tij kryesorë të ndërthurur në Joyel spa!

Koncepti dhe qëllimi i krijimit të Joyel spa, që daton në Nëntor të vitit 2007, u bazua fillimisht dhe specifikisht në mjekësinë tradicionale aziatike, e cila mbart më shumë se 6.000 vite suksesi në parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Ndërsa mjekësia perëndimore vëzhgon çdo organ të sëmurë veç e veç, kjo qasje holistike për shëndetin, ka parasysh tërë organizmin me qëllim arritjen e një ekuilibri të energjisë jetësore (e njohur dhe e përmendur tashmë në shkrimet tona të mëparshme, si Chi), që kalon përmes trupit.

Joyel spa u krijua si një vend apo ambjent paqeje dhe relaksi, ku vazhdojnë të ofrohen trajtimet dhe shërbimet kurative për lëkurën, trupin etj, gjithmonë nëpërmjet një stafi shumë të kualifikuar aziatik, pikërisht nga ishujt Filipine.

Duke iu përmbajtur idesë dhe qëllimit për të krijuar një qendër relaksi të mirëfilltë, Joyel spa u projektua si një ndërthurje e shkëlqyer e stilit aziatik me atë europian, ku do kryesonin 5 elementët thelbësorë të filozofisë aziatike të Feng Shuit!

Po ç’është Feng Shui?

Feng Shui është një art dhe shkencë e lashtë, e zhvilluar mbi 3.000 vjet më parë në Kinë. Është një kompleks dijesh, që na mëson se si të ekuilibrojmë energjitë në çdo hapësirë ​​të caktuar: shtëpi, zyrë apo një spa, në mënyrë që të sigurohet një mbarësi apo fat i mirë për ata që banojnë apo kalojnë një pjesë të caktuar të kohës së tyre.

FENG do të thotë ERË dhe SHUI do të thotë UJË!

Në kulturën kineze, era dhe uji lidhen / shoqërohen me shëndet të mirë, kështu që feng shui “i mirë” do të thotë një fat i mirë / mbarësi, ndërsa feng shui “i keq” do të thotë fat i keq, ose fatkeqësi. Feng Shui bazohet në vizionin Taoist dhe në kuptimin e natyrës, veçanërisht në idenë se toka është e gjallë dhe e mbushur me Chi, ose energji!

Cilët janë 5 elementët kryesorë të Feng Shuit, që lidhen me shëndetin, jetëgjatësinë dhe që ndërthuren në Joyel spa?

Ekuilibri arrihet nëpërmjet ndërveprimit të pesë elementëve: metali, druri, uji, zjarri dhe toka. Secili element mbështet të tjerët, duke ruajtur stabilitetin dhe ekuilibrin e trupit tonë.

5 elementët janë baza e botës në të cilën jetojmë dhe janë në harmoni me stinët (pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër) dhe 5 organe në trupin e njeriut: mëlçi, zemër, shpretkë, mushkëri dhe veshka!

Në pranverë, ne pastrojmë trupin tonë nga toksinat. Natyra lulëzon, çdo gjë vjen në jetë dhe trupi me gjakun e njeriut janë të fortë dhe plot energji. Ndaj, Joyel spa gjithmonë rekomandon në pranverë kryerjen e trajtimeve detoksifikuese të trupit, duke filluar nga përdorimi i aparatit të detoksifikimit me jone apo trajtimet e trupit me alga, çaj jeshil etj.

Në verë, ne përshtatemi me temperaturat e larta, trupi humbet ujin dhe ka nevojë të forcohet. Joyel spa ofron trajtimet mineralizuese Gernetic të trupit, me qëllim të plotësojë energjinë e munguar.

Në vjeshtë, ne kompensojmë atë ç’ka kemi humbur në periudhën e mëparshme dhe rekomandojmë trajtime të trupit dhe fytyrës, që do të na përgatitin për dimrin e ardhshëm.

Në dimër, rekomandojmë ruajtjen e një ekuilibri mes trupit dhe mjedisit të ftohtë, duke përdorur trajtime dhe rituale, që forcojnë organizmin tonë dhe ndihmojnë në luftimin e gripit të mundshëm dhe të ftohjeve.

Në Joyel spa, të udhëhequr nga filozofia e 5 elementëve (toka, zjarri, uji, druri dhe metali), të përshtatur për çlodhjen tuaj nga dita e lodhshme apo të fundjavës, që janë aq e nevojshme për llojin e jetesës së sotme, ne kemi zhvilluar një koncept unik: bashkimin (e dy emrave) në logon e Joyel spa!

Duke vazhduar traditën e lashtë të trajtimeve kurative për lëkurën, trupin dhe shëndetin e përgjithshëm, të ofruara nga stafi ynë i kualifikuar filipinas, koncepti ynë për Joyel spa, është i veçantë për shkak të kombinimit të filozofisë së lashtë orientale me tendencat moderne bashkëkohore të qendrave spa perëndimore!

Prana-Interior

Joyel jeton brënda një ambjenti Feng Shui për të krijuar balancën dhe harmoninë që nevojitet për shijët tuaja.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter