Sheqeri është kthyer tashmë në një tabu të ri dhe të kuptuarit e efekteve te tij në lëkurën e fytyrës tonë ka lidhje direkte me atë të mirëqënies tonë të përgjithshme.

Ju mund ta dini tashmë se kur konsumojmë Karbohidrate komplekse si buka ose makarona, niveli i sheqerit në gjak zakonisht ngrihet dhe trupi ynë mund të reagojë. Ju mbase nuk e dini se ky reagim ndikon në të gjitha organet tona si zemra, mushkëritë, lëkura dhe si rezultat ai mund te shkaktoje skuqje, enjtje dhe stres.
Reagimi / inflamacioni normalisht i tregon trupit se diçka nuk shkon dhe inkurajon një përgjigje të sistemit imunitar. Ky reagim mund të ndikojë masivisht në tonin e lëkurës dhe përbërjen e saj.

Megjithatë, sheqeri është ndryshe dhe ka një efekt shumë më të madh. Kur sheqeri i çdo lloji është i tretur plotësisht, ai lëshon glukozën në gjakun tonë. Sheqeri më pas i bashkangjitet Kolagjenit (fibra-proteinë që e mban lëkurën të butë, të fortë dhe elastike.) Lëkura jonë ka tre lloje të Kolagjenit dhe glukoza dobëson llojin III të tij, i cili është më i forti dhe më i qëndrueshmi. Kur Kolagjeni rëndohet nga glukoza, ai ngurtësohet dhe than lëkurën, pra rrit atë që çdo grua nuke dëshiron, plakjen e lëkurës, krijimin e rrudhave dhe duke u bërë më të prirur ndaj efekteve të dëmshme të ambientit dhe rrezeve UV. Ai gjithashtu vështirëson punën e qelizave të lëkurës për riparimin e dëmeve normale të saj.

Përveç kësaj, puçrat, të cilat ju mendoni se shkaktohen nga çrregullimet hormonale, mund të mos jenë aspak të shkaktuara prej tyre. Sheqeri mund të shkaktojë shpërthimin e tyre në lëkurë, pasi ai shkakton shtimin e inflamacionit të saj. Lëkura është e lidhur direkt me sistemin tonë tretës. Nëse ju do të hani ose pini diçka, që nuk mund ta tretni apo keni probleme me tretjen, sigurisht që do shfaqen dhe pasoja.

Është e kotë të shpenzoni për kremëra fytyre të shtrenjtë, nëse ju konsumoni nivele të larta sheqeri në dietën tuaj të përditshme. Ju mund ta mbroni dhe hidratoni lëkurën tuaj nga jashtë, por ju duhet dhe ta ushqeni nga brenda, duke nxitur rritjen e qelizave të forta të lëkurës dhe sheqeri i tepërt tek ju vetëm do ta sabotojë këtë.

Po ëmbëlsirat e përpunuara? A janë ato më të dobishme?

Në fakt, nuk ekziston asnjë konfirmim i miratuar nga ekspertët për këtë, por për shumicën e njerëzve ëmbëlsirat artificiale janë edhe më keq, sepse ato përmbajnë substanca kimike, të cilat mund të shkaktojnë shumë probleme. Çdo lloj ushqimi jo i pastër (i përpunuar) në sistemin tonë mund të shkaktojë më shumë probleme për lëkurën, duke filluar nga puçrat / aknet.

Megjithatë, sheqeri i thjeshtë i gjendur në fruta dhe perime nuk përbën shqetësim. Ai nuk shkakton nivele të larta të insulinës dhe përveç kësaj, ai është i mbushur me enzima të shëndetshme, të cilat janë shumë të lehta për t’u tretur dhe ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të tretjes.

Është e thjeshtë – ju nevojiten vetëm disa kombinime në dietën tuaj për të siguruar ekuilibrin, i cili ju mundëson një lëkurë të shëndetshme, plot shkëlqim dhe pa probleme.

Joyel spa ju sugjeron të pini çdo ditë një lëng perimesh jeshile për një lëkurë të re plot jetë. Plus, kjo është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të tretur antioksidues, kur lëkura juaj ka nevojë për gjallëri dhe vitalitet :).



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter