Shpesh, ushqimet e thjeshta janë më të mira për shëndetin tonë dhe këtu bën pjesë dhe arra, tek e cila Nëna Natyrë ka krijuar një paketë pothuajse të përsosur me proteina, yndyrna të shëndetshme, fibra, antioksidues, shumë vitamina dhe minerale.

Në kategorinë e frutave të thata me lëvozhgë (bajame, lajthi etj) sigurisht që vendin kryesor e zë arra, pasi studimet tregojnë se ajo mund të përmirësojë dhe të ndikojë pozitivisht në shëndetin tonë vetëm me konsumimin e saj me doza të vogla dhe të përditshme. Duke ngrënë vetëm shtatë thelpinj arra në ditë, ju i përfitoni plotësisht në mënyrë të garantuar të tëra efektet e saj të dobishme.

7 arsyet kryesore për të ngrënë arra:

Arrat i përkasin familjes së frutave të thata me lëvozhgë si arra e Brazilit, lajthi, stikat e pishës. Secili prej tyre ka profilin e vet unik me vlerat ushqyese.
1/4 e një filxhani me arra për shembull, ofron më shumë se 100 % të vlerës ditore të yndyrnave Omega-3, e rekomanduar për t’u komsumuar. Përveç kësaj, arrat mbartin një sasi të lartë të bakrit, manganit dhe biotinës. Disa nga hulumtimet më të vlefshme në lidhje me arrën përfshijnë:

1. Aftësitë luftuese të Arrës kundër Kancerit

Arra mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të prostatës, por dhe të kancerit të gjirit. Në një studim, minjtë që konsumuan një sasi të konsiderueshme dhe të njëjtë arrash për 18 javë, patën një ngadalësim të rritjes së tumorit te prostatës në krahasim me grupin e minjve të tjerë që konsumuan të njëjtën sasi yndyrore, por jo nga arra.
Në përgjithësi, dieta me arra ka dëshmuar se zvogëlon ndjeshëm rritjen e kancerit të prostatës me 30 %- 40 %.
Sipas një studimi, konsumimi ditor i arrave të një sasie sa dy grushte njeriu, është dëshmuar se është përgjysmuar rreziku i kancerit të gjirit dhe ngadalësuar 50 % rritja e tumorit.

2. Shëndeti i Zemrës

Arrat përmbajnë aminoacidin Argininë-L, i cili ofron përfitime të shumta vaskulare për individët me sëmundje të zemrës, ose ata që rrezikojnë sëmundje të zemrës për shkak të faktorëve të ndryshëm.
Arrat përmbajnë acidin yndyror me bazë bimore omega-3, Alfa Linoneik, i cili është anti-inflamator dhe mund të parandalojë formimin e mpiksjes patologjike të gjakut. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime me bazë të lartë të këtij acidi yndyror, janë 50 % më pak të rrezikuar ndaj atakut kardiak dhe vdekshmërisë.
Konsumimi i vetëm 4 arrave në ditë ka dëshmuar të rritet konsiderueshëm niveli i acidit yndyror të shëndetshëm në gjak si dhe ky konsum ruan nivele të shëndetshme të kolesterolit.

3. Antioksidues të rrallë dhe të fuqishëm

Antioksiduesit janë vendimtarë për shëndetin tuaj. pasi ata ndihmojnë në kontrollin e shpejtësisë së plakjes, duke luftuar radikalet e lira, të cilat janë të lidhura me përkeqësimin e moshës të trupit tonë.
Arrat përmbajnë disa antioksidues unikë dhe të fuqishëm, që ndodhen në vetëm disa ushqime. Hulumtimet kanë treguar se Polifenolet e arrës mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit kimik të mëlçisë. Arra ka efikasitetin më të madh në familjen e frutave të thata me lëvozhgë, për shkak të aktivitetit të lartë antioksidues lipoproteinik. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se:

“Arrat përmbajnë nivele të larta Polifenolesh antioksidues, të cilët duke u lidhur me lipoproteinat, pengojnë proçeset oksiduese, që shkaktojnë Arteriosklerozën. Në studime është vërejtur se arrat përmirësojnë profilin lipid, rritin funksionin endotelial dhe zvogëlojnë inflamacionin, duke mos shkaktuar shtim në peshë. ”

4. Kontrolli i Peshës

Duke shtuar sasi të shëndetshme në dietën tuaj, të tilla si arra, ju mund të ruani peshën ideale me kalimin e kohës. Bazuar në një kontroll të 31 rasteve, dietat e të cilëve përfshinë shtimin e arrës, u vërejt zvogëlim në përmasat trupore si dhe në peshë. Konsumimi i arrës rezultoi dhe me rritjen e ngopjes vetëm pas 3 ditësh.

5. Përmirësimi i shëndetit riprodhues tek Meshkujt

Një nga përfitimet më pak të njohura të arrës është ndikimi i tyre në fertilitetin mashkullor.Është vërejtur se konsumimi i 75 gr arra në ditë, ka përmirësuar ndjeshëm shëndetin riprodhues tek meshkujt.

6. Shëndeti i Trurit

Arrat përmbajnë një numër të konsiderueshëm përbërësish neuroprotektivë, duke përfshirë vitaminën E, Folatin, Melatoninën, Yndyrnat omega-3 dhe antioksidues. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i arrës mund të mbështesë shëndetin e trurit, duke përfshirë rritjen e arsyetimit tek të rriturit.
Një studim tregoi gjithashtu se konsumimi i lartë i ushqyesve antioksidues si arra “mund të ulë ndjeshmërinë e shtuar ndaj stresit oksidativ që ndodh gjatë plakjes”, “rrit hapësirën e shëndetit,” dhe “rrit funksionin njohës dhe motorik në plakje.”

7. Diabeti

Yndyra e dobishme dietetike e gjendur tek arra, ka treguar se përmirëson parametrat metabolikë tek njerëzit me diabet të tipit 2. Individët me mbipeshë dhe me diabet të tipit 2, që konsumonin një çerek filxhani me arra çdo ditë, kanë pësuar zvogëlime të konsiderueshme të niveleve të insulinës, e vërejtur kjo pas 3 muajve.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter