Pothuajse 60 % e trupit tonë përbëhet nga uji. Zakonisht rekomandohet pirja e 1.5 l e tij në ditë, pasi është e rëndësishme që trupi të qëndrojë i hidratuar. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që uji është jetësor për organizmin tonë, ndaj po rikujtojmë dhe 7 dobitë kryesore të pirjes mjaftueshëm të ujit gjatë ditës:

1. Uji ndihmon për të maksimizuar performancën fizike;

Nëse ne nuk qëndrojmë të hidratuar, performanca fizike mund të vuajë sidomos gjatë një stërvitjeje intensive. Dehidratimi mund të ketë një efekt të dukshëm nëse ju humbisni qoftë dhe 2% të përmbajtjes ujore të trupit tuaj. Megjithatë, kjo nuk është e pazakontë për atletët që humbasin në 6-10% të peshës së tyre ujore me anë të djersitjes.
Humbja e ujit në trupin tonë mund të shkaktojë ndryshimin e kontrollit të temperaturës, të motivimit, të shtimit të lodhjes dhe gjatë aktiviteve fizike ju do të ndiheni më të rënduar, fizikisht dhe mendërisht.
Hidratimi maksimal ka dëshmuar se e parandalon këtë situatë dhe madje parandalon stresin oksidativ, i cili shkaktohet gjatë ushtrimit me intensitet të lartë. Kjo nuk përbën çudi, pasi ju e dini se muskujt përbëhen nga 80 % ujë. Pra, ju duhet të qëndroni të hidratuar nëse ushtroni aktivitet intensiv fizik, gjë e cila ju ndihmon të arrini rezultate më të mira.

2. Hidratimi ka një efekt të madh në nivelet e energjisë dhe funksionin e trurit

Truri ynë ndikohet fuqimisht nga gjendja e hidratimit. Studimet tregojnë se edhe një dehidratim i lehtë (1% – 3% e peshës trupore) mund të pengojë shumë aspekte të funksionimit të trurit.

Në një studim tek vajzat e reja është konstatuar se humbja e lëngjeve prej 1.36% pas stërvitjes mund të shkaktojë dëme tek humori dhe përqëndrimi si dhe ndikon në rritjen e frekuencës të dhimbjes së kokës.

Gjithashtu, në një tjetër studim të ngjashëm tek djemtë e rinj, është konstatuar se humbja e lëngjeve prej 1.59%, shkaktonte dëme në kujtesë, rritje të ankthit dhe lodhjes.

Studime të tjera, duke filluar nga fëmijët deri tek të moshuarit, kanë treguar se dehidratimi i lehtë mund të shkaktojë pengesa në humor, kujtesë dhe performancën e trurit.

3. Pirja e ujit mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës.

Dehidrimi mund të shkaktojë dhimbje koke dhe migrenë tek disa individë. Studimet kanë treguar se uji mund të lehtësojë dhimbjet e kokës në ata që janë të dehidratuar. Ai mund të mos ketë efekt mbi shpeshtësinë e tyre, por arrin në njëfarë mënyre të zvogëlojë intensitetin dhe kohëzgjatjen.

4. Pirja mjaftueshëm e ujit ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Kapsllëku është një problem i zakonshëm, i karakterizuar nga lëvizja e rrallë e zorrëve dhe vështirësi në jashtëqitje.

Konsumi i ulët i ujit përbën një faktor rreziku nga fëmijët deri tek të moshuarit.

5. Pirja e ujit ndihmon në trajtimin e gurëve në veshka.

Gurët urinarë janë grumbuj kristalesh minerale që shkaktojnë dhimbje, të cilët formohen në sistemin urinar. Forma më e zakonshme janë gurët që formohen në veshka.

Studimet tregojnë se shtimi i pirjes së ujit ndihmon në parandalimin e përsëritjes së tyre, pasi konsumi i lartë i tij rrit vëllimin e urinës që kalon përmes veshkave, të cilat zvogëlojnë përqëndrimin e mineraleve, duke shmangur kristalet të krijojnë grumbuj apo gurë.

6. Uji ndihmon në parandalimin e rëndesës së kokës pas konsumit të alkoolit.

Alkooli është një diuretik, ndaj ju humbisni më shumë ujë. Alkoli shkakton dehidratim. Edhe pse dehidratimi nuk është shkaku kryesor i “rëndesës” së kokës, ai mund të shkaktojë simptoma e tjera si etje, lodhje, dhimbje koke dhe thatësi në gojë.

Një mënyrë e mirë për të zvogëluar këtë rëndesë, është pirja e një gote uji gjatë konsumit të pijeve alkolike dhe të paktën një gotë e madhe uji para se të shkoni në shtrat.

7. Pirja e bollshme e ujit ju ndihmon të humbisni peshën e tepërt.

Uji ju rrit nivelin e ngopjes dhe normën tuaj metabolike.

Gjatë studimeve të ndryshme, është vërejtur se nga pirja e një gjysëm l ujë, është rritur metabolizmi me 24-30% brenda një ore e gjysëm. Kjo do të thotë se pirja e 2 l ujë në ditë mund të rritë djegiet totale të energjisë deri në 96 kalori në ditë.

Orari është shumë i rëndësishëm dhe pirja e ujit gjysëm ore para ngrënies është më efektive. Ju do të ndiheni më të ngopur dhe do të konsumoni më pak kalori. Sipas një studimi, individët mbi peshë, që pinin një gjysëm l ujë para ngrënies, humbisnin 44% më shumë peshë për një periudhë prej 12 javësh.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter