Asparagusi në kohët e lashta njihej si një afrodiziak (nxitës). Ai u kultivua për herë të parë rreth 2.500 vjet më parë në Greqi. “Asparagus” e ka origjinën nga greqishtja që do të thotë kërcell. Ai si një ushqim me dobi fantastike për shëndetin tonë, bën pjesë në familjen e zambakëve, perimet e jeshilta dhe përmban një përzierje ushqyesish nxitës.

Asparagusi dhe pse me një përmbajtje të lartë me vitaminën K dhe Folatin, bën pjesë tek perimet e pasura me lëndë ushqyese. Ai ka përmbajtje të lartë ushqyesish anti-inflamatorë dhe anti-oksidues, duke përfshirë vitaminën C, Beta-Karotenin, vitaminën E, mineralin e zinkut, manganit dhe selenit.

Për më tepër, asparagusi përmban dhe amino acidin Asparaginë si dhe mineralin e kromit, një mineral, i cili ndihmon insulinën të transportojë glukozën. Ai është gjithashtu i pasur me Glutacion, një përbërës detoksifikues, i cili mund të ndihmojë në shkatërrimin e qelizave kanceroze, karcigenet. Për këtë arsye, asparagusi rekomandohet si një mbrojtës dhe ndihmues në luftën kundër disa llojeve të kancerit si ai i kockave, gjirit, mushkërive apo i zorrës së trashë.

1. Shëndeti i zemrës

Asparagusi është i dobishëm për “tik-takun” (zemrën) tuaj në mënyra të ndryshme. Ai ka një përmbajtje shumë të lartë të vitaminës K, e cila ndihmon në mpiksjen e gjakut. Niveli i lartë i vitaminave B tek perimet ndihmon rregullimin e amino acidit Homocisteinë, sasia e tepërt e të cilit mund të jetë një faktor serioz rreziku për sëmundjet e zemrës.
Një sasi filxhani me asparagus përmban më shumë se 1 gr fibra të tretshëm, të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, aminoacidi Asparaginë ndihmon në largimin e kripës së tepërt nga trupi ynë. Së fundi, asparagusi ka efekte të shkëlqyera anti-inflamatore dhe nivele të larta me antioksidues, të cilët mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

2. Rregullimi i sheqerit në gjak

Vitamina B6 mund të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak dhe njerëzit me nivele të ulëta sheqeri në gjak nuk duhet ta konsumojnë. Megjithatë, ata me nivele të shëndetshme mund të përfitojnë nga aftësia rregulluese e asparagusit.

3. Ulja e rrezikut të diabetit, tipi 2

Si në sëmundjet e zemrës, rreziku i diabetit të tipit 2 rritet nga inflamacionet e tepërta dhe stresi oksidativ. Vetitë mbresëlënëse anti-inflamatore të asparagusit dhe nivelet e larta antioksiduese e klasifikojnë atë si një ushqyes parandalues shumë të mirë. Asparagusi përmirëson sekretimin e insulinës dhe funksionin e qelizave beta, qelizat unike të pankreasit që prodhojnë, ruajnë dhe lëshojnë insulinën.

4. Dobia kundër plakjes

Antioksiduesi Glutacion mendohet se ngadalëson proçesin e plakjes. Folati që përmban asparagusi së bashku me vitaminën B12, ndihmon në ndalimin e humbjes së kujtesës. Eshtë vërtetuar se të moshuarit me nivele të shëndetshme të folatit dhe vitaminës B12 reagojnë më mirë gjatë testeve të shpejtësisë së reagimit dhe fleksibilitetit mendor sesa ata me nivele më të ulëta të tyre.

5. Shëndeti i lëkurës

Ekziston dhe efekt tjetër mahnitës i asparagusit në lidhje me Glutacionin antioksidues: ai ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi i diellit dhe ndotjes.

6. Pastrimi dhe parandalimi i gurëve në veshka

Asparagusi vepron si një diuretik natyror, duke ndihmuar trupin të largojë kripën dhe lëngjet e tepërta prej tij, duke e bërë te rekomandueshëm për njerëzit që vuajnë nga edema dhe presioni i lartë i gjakut. Ai gjithashtu ndihmon në largimin e toksinave dhe gurëve nga veshka.

7. Shëndeti i shtatzanisë

Asparagusi ka një përmbajtje të konsiderueshme të folatit. Rekomandohet konsumimi i përditshëm i tij nga femrat e moshës riprodhuese. Folati mund të zvogëlojë rrezikun e defekteve të tubave neuralë në fetus, prandaj femrat shtatzëna duhet të konsumojnë sasi të konsiderueshme të tij.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter