Dimri mbërriti, ju pëlqen apo jo :). Ju ishit ata të cilët e dëshironit atë që në mesin e muajit korrik, por tani që realiteti i Dimrit është i pranishëm ju ndjeni keqardhje.
Thuaj lamtumirë moskokëçarjes, ditëve të gjata dhe të thata verore, netëve festive të pushimeve.
Megjithatë, nuk është dhe kaq i mërzitshëm dimri :).

Edhe pse ju nuk keni nevojë për to, do japim 4 arsyet më logjike pse duhet të bëni Masazh gjatè dimrit, pse është i nevojshëm për trupin dhe shëndetin tuaj.

1. Masazhi është i njohur si përmirësues i sistemit imunitar. Studimet tregojnë se kryerja e rregullt e masazhit rrit numrin e “qelizave vrasëse” të trupit tonë, duke e bërë më të lehtë luftën ndaj shumë sëmundjeve virusale që qarkullojnë gjatë muajve të Dimrit.

2. Disa muaj dimri, ku dita është e shkurtër, do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Masazhi i thellë do t’ju relaksojë dhe lehtësojë njëkohësisht.
Terapia e masazhit është një kurë efektive jo e kushtueshme për ata që e pëlqejnë stinën e ftohtë tè dimrit dhe njëkohësisht një mënyrë e shëndetshme për lehtësimin e stresit.

3. Gjatë dimrit ajri është i thatë, i cili shkakton dhe një lëkurë të thatë.
Masazhi stabilizon Kolagjenin në lëkurën tuaj dhe gjithashtu ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të saj. Locioni, vaji apo kremi që mund të përdorë terapistja gjatë masazhit, ndihmon në hidratimin e lëkurës tuaj. Kjo është arsyeja pse dyfishohen blerjet e hidratuesve gjatë muajve të Dimrit :).

4. Masazhi së bashku me elementët e tjerë ngrohës ndihmojnë për të ngrohur trupin dhe shpirtin.
Në Joyel spa, përveç ambjenteve të ngrohta, gjatë seancave të masazhit, terapistet përdorin dhe elementë të tjerë ngrohës apo të nxehtë gjatë muajve të dimrit.
Përdorimi i këtyre elementëve shtesë gjatë seancës së masazhit, si peshqirët apo gurët e nxehtë mbi muskujt e ngurtë nga kontraktimet apo i ftohti i dimrit, ju mundëson të merrni maksimumin e përfitimeve shëndetësore dhe relaksuese gjatë qëndrimit në qendrën Joyel spa.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter