Një vend shumë të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe në luftën kundër proçesit të plakjes, zë mëlçia në trupin tonë, e cila konsiderohet si stacioni i pastrimit dhe i riciklimit. Nga dita në ditë, mëlçisë nuk i kushtohet shumë vëmendje si organeve të tjera të trupit si psh zemra, mushkëritë apo lëkura, duke injoruar kështu rrezikun që mbart kjo moskujdesje.

Ajo mund të mos rrahë si zemra, mund të mos preket si lëkura apo mund të mos ndjehet si mushkëritë në çdo frymëmarrje tonën, por ajo në heshtje, brenda trupit tonë punon po aq vrullshëm si organet e tjera. Duke qenë organi i dytë më i madh i trupit tonë, ju mbase nuk e dini se mëlçia nuk kryen vetëm një, por tre funksione të rëndësishme!

1. Kryen rolin e Truprojës

Mëlçia punon pa pushim për të parandaluar substancat toksike të mundshme, të cilat mund të mbërrijnë në pjesët e tjera të trupit tonë. Sasitë e mëdha të gjakut që vijnë nga organet e tretjes kalojnë nëpër mëlçi dhe qelizat e saj, të quajtura hepatocite, largojnë çdo substancë potencialisht toksike, përpara se të udhëtojnë për të arritur në organet e tjera të trupit. Më pas Enzimat ndihmojnë në metabolizimin e shumë prej këtyre toksinave, të cilat mund të përfshijnë dhe alkolin apo drogën.

2. Kryen rolin e Magazinimit

Mëlçia gjithashtu funksionon si një strukturë magazinimi për shumë ushqyes thelbësorë, si vitamina apo minerale, në mënyrë që të sigurohet një furnizim i vazhdueshëm i këtyre substancave të rëndësishme për indet dhe qelizat e tërë trupit tuaj.

3. Kryen rolin e një stacioni Detoksifikimi

Mëlçia luan një rol jetik në sistemin tonë imunitar duke vepruar si një stacion detoksifikimi. Ajo pastron vëllime të mëdha gjaku duke kapur dhe tretur baktere, kërpudha myku, parazitë, qeliza gjaku të pambuluara dhe çdo mbeturinë qelizore, që përfundon deri në enët tona të gjakut.

Detoksifikoni Dietën tuaj!

Si shumica e pjesëve të trupit tonë dhe funksioni i mëlçisë rritet ose pengohet pikërisht nga ushqimet që ju përzgjidhni si pjese e dietës tuaj. E thënë thjesht: ajo c’ka ju hani, ka një efekt të fortë mbi aftësinë detoksifikuese të mëlçisë.
Duke ngrënë ushqime që mbështesin proçesin e detoksimit, ju mund të zvogëloni ndjeshëm barrierën që mund të ndërtojnë substancat e dëmshme dhe kjo ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.

Acidet yndyrore thelbësore si Omega 3, e cila gjendet në vajin e peshkut, vajin e ullirit ekstra të virgjër, farat, arrat dhe tek avokado (po përmendim vetëm disa prej tyre), janë shumë të dobishëm për proçesin e detoksifikimit të mëlçisë. Një konsumim i mirë dhe i përditshëm i frutave dhe i perimeve të freskëta, së bashku me proteina të një cilësie të lartë nga vezët, peshku dhe mishi, do të ndihmojë gjithashtu këtë proçes.

Ju gjithashtu duhet të kujdeseni shumë dhe për marrjen e konsiderueshme të ujit apo lëngjeve për një funksionim të shkëlqyer të mëlçisë. Sigurohuni që kjo sasi të përfshijë lëngje frutash të freskëta, perimesh dhe mundësisht dhe çajëra bimësh. Përpiquni të shmangni pijet alkoolike, kafen dhe ëmbëlsirat e përpunuara dhe nëse ju pëlqejnë vërtet, përpiquni t’i konsumoni në sasira minimale.

Për të plotësuar portretin e një mëlçie të shëndetshme, ju rekomandojmë konsumimin e suplementeve ushqyese të një cilësie të lartë, të cilët përfshijnë një gamë të gjerë vitaminash dhe mineralesh :).



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter