1. Hidratohuni!

Pini të paktën 8 gota ujë çdo ditë. Uji është jetësor për shëndetin tuaj të përgjithshëm të lëkurës dhe të qenurit të shëndetshëm i ndihmon buzët të jenë të hidratuara dhe të ndriçuara.

2. Mbrojini nga dielli!

Përdorni gjithmonë për buzët një mbrojtës me faktor ndaj rrezeve UV të diellit. Të gjithë harrojmë të mbrojmë dhe buzët nga dielli. Provoni Melano III GERnétic!

3. Mos harroni t’i eksfolioni butësisht!

Në rutinën tuaj të përditshme të larjes së dhëmbëve, me furçën tuaj masazhojini butë dhe buzët me lëvizje rrethore për të larguar qelizat e vdekura prej tyre.

4 Jetoni dhe ushqehuni shëndetshëm!

Hani ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitaminat A, B dhe C. Përfshini gjithashtu dhe perime të jeshilta si spinaqi dhe brokoli në dietën tuaj.

5. Shmangni toksinat!

Duhani është armiku më i madh për buzët tuaja! Pirja e tij përshpejton dëmtimin e qelizave dhe humbjen e kolagjenit, të cilët shkaktojnë rrudhat. Përpiquni të konsumoni sa më pak Alkol dhe Kafeinë!

6. Zgjidhini me kujdes produktet kozmetike!

Shmangni produktet kozmetike që përmbajnë kimikate të dëmshme! Mos harroni se çdo produkt i përdorur tek buzët, depërton brenda në organizmin tuaj.

7. Ushqejini dhe trajtojini!

Përdorni në darkë një krem ushqyes me përbërje të trashë tek buzët duke i masazhuar mirë ato. Vendosni përsëri një shtresë të trashë mbi to. Këto dy shtresa do të përthithen gjatë natës. Ju do të zgjoheni në mëngjes me buzë të butë, të ushqyer dhe të gjallëruar plotësisht.

Këtë e kryen në mënyrë perfekte kremi i gjithanshëm Synchro i linjës GERnétic!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter