Sot, numri i njerëzve që janë të ndërgjegjësuar për shëndetin e tyre, sa vjen dhe rritet. Megjithatë, nuk mjafton vetëm frekuentimi i palestrave për të ruajtur një shëndet të mirë: ju duhet të konsumoni dhe ushqimet e duhura!
Duhet të jemi të vetëdijshëm sa vlerë ka dhe proverbi i vjetër: Shëndeti është Pasuri!

Të gjithë në fakt dëshirojmë të ushqehemi siç duhet dhe të jetojmë shëndetshëm. Dhe fillojmë t’i kushtojmë kohe pa fund recetave nëpër gazeta, revista apo internetit dhe fiziologëve. Eshtë mëse e natyrshme të hutohemi apo tronditemi. Ndërkohë që shumë njerëz i drejtohen suplementeve ushqyes apo barnave të ndryshme, ata shpesh anashkalojne dobitë e fiqve të thatë.

Fiqtë kanë ngjyrë të purpurt, bakri ose të verdhë dhe përmbajnë shumë ushqyes. Fiku i thatë, tepër ushqyes dhe i shijshëm, përdoret gjerësisht si reçel, në akullore apo me asortimente të ndryshme të pjekura. Edhe pse është një frut kryesisht sezonal, fiku gjendet lehtësisht tërë vitit dhe në formë të thatë. Fruti i fikut është absolutisht i shijshëm dhe përmban ushqyes si kalcium, hekur, fosfor, mangan dhe vitamina.

Cilat janë 5 dobitë kryesore të konsumimit të fikut të thatë?

1. Rregullon presionin e gjakut:

Fiqtë përmbajnë Potasium, një ushqyes, i cili ndihmon në kontrollin e presionit të lartë të gjakut. Duke patur parasysh stilin e jetës së sotme me një konsum të tepërt të ushqimeve të përpunuara, trupi ynë mund të vuajë nga mungesa e potasiumit, i cili shkakton tensionin e lartë të gjakut dhe përmbajtja e lartë me potasium e fikut ndihmon në ekuilibrimin e tij.

2. Humbje efektive peshe:

Fiqtë e thatë janë një burim i madh fibrash ushqyese. Nëse ju jeni mbi peshë dhe planifikoni rënie të saj, konsumi i ushqimeve me përmbajtje të lartë fibrash siç janë fiqtë e thatë, duhet të jetë prioriteti i juaj.

3. Ofron siguri kundër kancerit të gjirit:

Për gratë, menopauza dhe kanceri i gjirit janë dy gjëra serioze për shëndetin e tyre. Krahas efekteve psikologjike, ato paraqitin gjithashtu dhe rreziqe shëndetësore të panumërta. Hulumtuesit kanë vërtetuar se gratë që konsumojnë frutin e fikut kanë rrezikshmëri më të ulët të preken nga kanceri i gjirit. Fiku i thatë është ndoshta fruti më i mirë në aspektin e fibrave natyrale. Pas tij rradhiten kumbullat e thara, molla dhe dardha.

4. Ndihmon për një lëkurë të shëndetshme dhe të butë:

Kushdo nga ne dëshiron të mbrojë lëkurën nga efektet e dëmshme të moshës dhe stresit, ndaj duhet të marrim parasysh disa gjëra jetike. Duhet të mbajmë mend gjithmonë se lëkura jonë është e ndjeshme dhe ka nevojë për ushqimin e duhur. Çdo anashkalim apo neglizhence sado e vogël nga ana jonë mund të rezultojë në një sëmundje të caktuar të lëkurës.

Një nga problemet më të zakonshme që hasen tek adoleshentet dhe të rinjtë, jane aknet, pikat e zeza / të bardha dhe cistet e infektuara. Ndonjëherë ekzistojnë dhe shenja tepër të vështira për t’u shëruar. Nëpërmjet konsumit të fiqve të thatë, ne arrijmë të luftojmë në një masë të madhe këto çrregullime të lëkurës.

5. Ndihmon për të patur flokë të shëndetshëm dhe të shndritshëm:

Duke patur parasysh stilin e jetes së sotme dhe zakonet e të ngrënit, problemet e flokëve janë mëse të zakonshme këto ditë. Shkaku kryesor i tyre është mungesa e mineraleve dhe ushqyesve jetikë.

Shkëlqimi i flokëve dhe ngjyra e lëkurës tonë janë asete të çmuara dhe përcaktojnë personalitetin tonë dhe stilin e të jetuarit. Eshtë shumë shqetësuese për ne nëse kemi probleme me flokun. Ekzistojnë mjaft produkte të kujdesit për flokun në treg, por shpesh nuk arrijnë të japin rezultatet e dëshiruara.

Me simptoma te tilla si kruarje e lëkurës së kokës, zbokth dhe rënie e flokëve, askush nuk duhet të anashkalojë nevojën e dietës së duhur. Fiqte e thatë përmbajnë minerale dhe ushqyes dhe ndihmojnë ndjeshëm në nxitjen e shëndetit të flokëve tuaj.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter