Përpiqeni vazhdimisht të kruani lëkurën tuaj për ta lehtësuar atë? Kjo situatë e pakëndshme e lëkurës mund t’i shkaktojë një shqetësim të madh atyre që vuajnë nga ky problem. Pra, çfarë është Ekzema?

Lëkura është organi më i madh i trupit dhe është i përfshirë në eliminimin e toksinave, rregullimin e temperaturës së trupit dhe mbrojtjen e pjesëve të brëndshme të tij nga sulmet e mundshme të mikroorganizmave të ndryshëm. Lëkura përmban miliona qeliza, të cilat ndodhen aty çdo ditë dhe ajo i zëvendëson plotësisht vetë përafërsisht çdo 27 ditë.
Kur diçka nuk funksionon siç duhet, shfaqen probleme të lëkurës dhe një ndër to quhet Ekzemë!

Ekzema është një inflamacion i lëkurës, i cili mund të ndikojë në masë të madhe tek vetëbesimi. Simptomat e jashtme të saj ndryshojnë nga personi në person. Në raste të buta, lëkura është e thatë, me luspa, e kuqe dhe në çdo moment pickuese. Në rastet më të rënda mund të ketë kore, rrjedhje dhe gjakderdhje. Kruarjet e vazhdueshme mund të shkaktojnë rrjedhje gjaku dhe e lënë lëkurën të hapur ndaj infeksioneve.

Çfarë trajtimesh rekomandohen?

Pamja e lëkurës tuaj mund të jetë një reflektim i dukshëm i shëndetit tuaj në brendësi, kështu që shëndeti i brendshëm duhet të adresohet sipas problemit. Ndërkohë që hartohet një strategji gjithëpërfshirëse për të trajtuar problemin e brendshëm, duke shfaqur probleme të jashtme në lëkurë, rekomandohet përdorimi i kremërave gjatë ditës për të ofruar një ndihmë të shpejtë dhe efektive.

Cilat kremëra për lëkurën rekomandohen?

Ekzema është një situatë e lëkurës, që duhet të trajtohet me kujdes. Ne ju rekomandojmë të vizitoheni tek mjekët dermatologë, por dhe në qendra ku mund të merren këshilla profesionale për kujdesin ndaj lëkurës.
Lehtësimi simptomatik është vërtet shumë i rëndësishëm për problemet e lëkurës dhe përbërësit terapeutikë të kremit Synchro, për shembull, mund të japin një lehtësim shumë të nevojshëm për të zbutur dhe shëruar problemin e lëkurës. Për të lehtësuar inflamacionin e Ekzemës, kremi ushqyes dhe qetësues, Cytobi, punon në sinergji të plotë me lëkurën.

Embrionet e grurit dhe ekstraktet e Alantoinës (produkt që përfitohet nga oksidimi i acidit urik), janë të pasur me vitamina, minerale dhe përbërës natyralë, që mbështetin shërimin e plagëve, nëpërmjet antioksiduesve dhe veprimeve të tyre anti-inflamatorë. Vaji i Kalendulës ka një histori të gjatë të përdorimit tradicional në trajtimin e akneve, psoriazis, ekzemës, infeksioneve të lëkurës dhe shërimin e plagëve. Kjo barishte që trajton lëkurën, lufton mikrobet, ka efekte anti-inflamatore, antioksiduese dhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Përbërësit biologjikë të pasur me aminoacide janë shumë efektivë në trajtimin e shumë problemeve shqetësuese të lëkurës, duke e qetësuar atë, kanë efekte anti-inflamatore dhe nxitin shërimin e lëkurës. Vitaminat A, C, E, H dhe B kompleks janë ushqyesit kyçë për funksionimin e lëkurës dhe gjenden në përqëndrime më të larta në indet e lëkurës. Kjo lëndë ushqyese e rëndësishme antioksiduese ndihmon dhe në shërimin e lëkurës.

Si mund ta ndihmojmë lëkurën me Ekzemë dhe me të tjera mënyra?

Ndryshimet e vogla në mënyrën si jetojmë dhe si ushqehemi, mund të kenë ndikim të madh në lëkurën tuaj. Provoni këto këshilla për dietën dhe mënyrën e një jetese të shëndetshme, që Joyel spa ju ofron (përfshirë dhe përdorimin e dyshes ushqyese dhe shëruese Synchro & Cytobi) dhe lëkura juaj do t’ju falenderojë:

1. Ushqehuni me një dietë të shëndetshme, e cila duhet të përfshijë ushqime shumë të pasura me proteina, fruta dhe perime të freskëta, yndyrna të shëndetshme, çdo ditë!

2. Pini minimalisht tetë gota ujë të pastër çdo ditë!

3. Jini aktivë! Kryeni lëvizje të vazhdueshme të trupit tuaj për të nxitur qarkullimin e gjakut në lëkurë!

4. Ulni nivelin e stresit tuaj!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter