CELLS LIFE ( ANTI-AGE)

Serum Ushqyes & Riparues

Serumi Cells Life (jeta e Qelizave) në sajë të përbërësve të tij të shumtë aktivë, zbut dhe rigjallëron fytyrën, duke i dhënë asaj një tjetër pamje. Është një trajtues i shkëlqyer kundër rrudhave.
Si rezultat i përdorimit të tij, rrudhat zbehen dhe indet e lëkurës forcohen.

Serumi Cells Life përmban në veçanti Proteoglycans, proteinat që ndodhen përreth qelizës së lëkurës. Ajo ushqen dhe e mbron qelizën të ruajë ujin dhe ushqimin që ndodhen brënda saj.

Cells Life ndihmon në prodhimin e Acidit Hialuronik!

Ai është një kombinim perfekt i efekteve tonifikuese të lëkurës së fytyrës me ato rigjeneruese, ushqyese për të gjitha llojet e lëkurës së plakur, të thatë, të varfër në minerale apo asaj të yndyrshme.

Rrudhat bëhen më pak të dukshme, lëkura forcohet (tonifikohet) dhe linjat e fytyrës rimëkëmben gradualisht, duke iu rikthyer formave origjinale.
Rezultati është i menjëhershëm!
Lëkura forcohet, rifiton vitalitetin dhe qëndrueshmërinë e humbur, poret ngushtohen, tiparet bëhen më të buta.

CELLS LIFE përdoret gjithashtu për të përshpejtuar ristrukturimin e Kolagjenit dhe indet e Elastinës dhe në rastin e çarjeve të lëkurës së trupit.

Përbërja
1. Cells Life përbëhet nga 7 substanca aktive, nënprodukte të Proteoglycan-eve dhe Acidit hidraulik, të cilat janë komponentët kryesore të matricës qelizore.
2. Një kompleks mucoglycoprotein;
3. Sulfatet Chondroitin, të pasura me Acid Hialuronik;
4. Mucopolysaccharide;
5. Hydroxyproline;
6. Peptide;
7. Mikro tubule dhe mikro proteina;
8. Një faktor rritës;

Përdorimi:
Për fytyrën: Cells Life aplikohet në mëngjes ose në mbrëmje. Megjithatë, proçesi osmozë arrihet më mirë gjatë natës. Elementët aktivë sintetizojnë më mirë kur qarkullimi i gjakut është i ulët.
Cells Life gjithashtu parandalon plakjen dhe krijimin e rrudhave.
Disa pika të vogla janë të mjaftueshme për të mbajtur lëkurën tuaj të ushqyer mirë dhe të qetë.
Serumi Cells Life depërton shumë lehtë dhe nuk lë asnjë tepricë mbi lëkurë.

Për trupin: masazhoni lehtë të çarat e lëkurës me disa pika nga Cells Life, mundësisht në mbrëmje, për të përshpejtuar rezultatet e trajtimit të plotë të mëngjesit.

Cells Life



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter