Ju mund ta njihni Boronicën si një frut që kuron infeksionet, si një frut që përmban vitaminën C dhe si një frut i mrekullueshëm me ngjyrë të kuqe.
Por përfitimet tona shëndetësore nga boronica e kuqe shkojnë përtej këtyre cilësive të saj.

Njihuni më shumë me Boronicën e kuqe:

Boronica e kuqe njihet si një nga tre frytet që ndodhen në Amerikën e Veriut, përkrah rrushit dhe boronicës blu. Ajo rritet në formën e hardhisë përreth dhe në kënetat ranore. Quhet Boronica e kuqe për ngjashmërinë e madhe të luleve të saj me sqepin dhe kokën e lejlekut (cran) që rritet në ato zona.

Dhe pse tashmë Boronica e kuqe tregtohet si lëng i shtrydhur, ajo është përdorur dhe vazhdon të përdoret nga amerikanët si një element kryesor ushqyes në kuzhinë, por dhe si një bimë mjekësore. Përveç përdorimit të saj si një element aromantizues në gatimin e mishit të drerit, amerikanët e përdorin Boronicën e kuqe dhe si një melhem për të parandaluar infektimin e plagëve si dhe një qetësues kundër inflamacioneve.

Disa nga arsyet shumë interesante pse duhet të konsumoni Boronicën e Kuqe:

1. Boronica përmirëson Rezistencën e trupit tonë ndaj sëmundjeve. Ajo përmban sasi shumë të larta të vitaminës C, e cila ndihmon në rritjen e sistemit tonë imunitar. Është interesante sepse vitamina C është edhe kompleksi aktiv tek boronica ku dallohet dukshëm dhe në shijen e saj.

2. Boronica e kuqe lufton sëmundjen e kancerit. Ajo ka përbërje shumë të lartë të antioksiduesit, QUERCETIN, i cili, është zbuluar se ndihmon në pengimin e rritjes dhe zhvillimit të qelizave tumorale në trup. Boronica e kuqe, përveçse nxit rritjen e enzimave Quinone Reductase, të cilat ndihmojnë në shmangien e radikaleve te lira që shkaktojnë kancerin, është zbuluar se Quercetin që ajo përmban, ndihmon në largimin e qelizave tumorale, duke mbyllur proçesin e quajtur Apoptosis ose ndryshe “vdekja e programuar e qelizave”, ku përfshihet një gen i cili shkakton apo detyron vdekjen e tyre.

3. Boronica e kuqe largon Kolesterolin e “keq”. Boronica përmban fibra të cilët largojnë lipoproteinat me densitet të ulët (LDL) apo Kolisteroli i keq, nga trupi ynë. Nëse ky lloj kolisteroli lihet jashtë kontrollit, ai shkakton sëmundje serioze për shëndetin tonë si ajo e Ishemisë, e Tensionit të lartë të gjakut apo e zemrës.

4. Boronica e kuqe ndalon sëmundjen e Diabetit, tipi 2. Antocianinet (anthocyanins) të cilat gjenden tek boronica e kuqe ndihmojnë në metabolizmin më efikas të sheqerit në gjak, duke përmirësuar funksionin e pankreasit, duke mbajtur nën kontroll kështu diabetin e tipit 2. Në ditët e sotme, lëngu i Boronicës së kuqe konsiderohet si dieta ideale për diabetikët.

5. Boronica e kuqe lufton infeksionin e Kanalit Urinar. Ajo përmban sasira të mëdha të Prontosiadin-eve (proanthocyanidins), të cilat ndihmojnë në largimin e baktereve të dëmshme, të cilët shkaktojnë dhe infeksionet në fshikëzën e urinës. Është provuar se Prontosiadin-et ndihmojnë gjithashtu dhe në shërimin e qelizave të dëmtuara gjatë infeksioneve.

6. Boronica e kuqe mbron dhe shëndetin e syve. Ajo përmban Flavonoide aktive, të cilat kanë aftësinë për të rritur rezistencën (qëndresën) e syve ndaj degjenerimit makular, katarakteve dhe retinopatisë diabetike. Sipas një studimi të publikuar në Arkivat e Okulistikës (Ophthalmology), është zbuluar se kombinimi i vitaminave, mineraleve dhe flavonoideve të Boronicës së kuqe ndihmon në zhdëmtimet e qelizave të syrit si dhe i bën ato edhe më të qëndrueshme, veçanërisht ato që janë të përqëndruara në retinë.

Por Boronica e kuqe vazhdon të ofrojë plot benefite dhe për lëkurën tonë. Përmbajtja e saj e lartë në vitaminën C dhe në antioksidues, e rradhit atë në Joyel spa, si një nga trajtueset më efikase kundër plakjes në brendshme, por dhe të jashtme, atë të lëkurës tonë.



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter