ANTI STRIES (BODY / BODY CARE)

Krem kundër të çarave të lëkurës së Trupit dhe Gjoksit

Kremi Anti Streis luan rolin e një parandaluesi dhe të një kuruesi në rastin e zgjerimit të indeve të lëkurës. Nëpërmjet fuqisë së tyre të jashtëzakonshme ushqyese, përbërësit aktivë, të përfshirë në kremin Anti Streis, mundësojnë një sintezë më të mirë të Kolagjenit dhe Elastinës, duke prodhuar sasi të mjaftueshme natyrore të tyre, për të siguruar elasticitetin dhe ristrukturimin e indeve të zgjeruara.

Është në trajtën e një xheli të bardhë, depërton lehtësisht në lëkurë, pa lënë asnjë gjurmë.
Është një produkt shumë i koncentruar, i cili ndalon dhe kuron të çarat e lëkurës të trupit dhe gjoksit.
Ka efektin e një tonifikuesi dhe ristrukturuesi. Kjo, në sajë të stimulimit të frymëmarrjes mitokondriale (+ 187 %), dhe prodhimit të kolagjenit dhe elastinës.

Përbërja:
Përmban produkte të nxjerra nga bioteknologjia dhe produkte sintetike bioteknologjike:

1. peptide: stimulues i metabolizmit dhe i frymëmarrjes qelizore dhe tonifikues i indeve. Stimulon metabolizmin e lodhur. Ristrukturon fragmente të elastinës;
2. polipeptide dhe glikopeptide të një peshe molekulare prej 1.000 deri ne 5.000 Dalton:
3. laktoferin, e nxjerrë nëpërmjet bioteknologjisë nga Tioksantin 2 dhe Hidroksantin 8, proteina, mikroalga enzimat: klorela dhe porplurdium crueutum.

Përdorimi:
Kremi Anti Streis përdoret gjithmonë pas kremërave specifikë të trupit. Ai aplikohet në sasi të vogla në çdo pjesë të trupit apo gjoksit, ku ndodhen të çarat e lëkurës, shoqëruar me masazh të lehtë, deri në përthithje të plotë të tij.
Mund të aplikohet çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Krem kundër të çarave të lëkurës së Trupit dhe Gjoksit



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter