Ne të gjithë e dimë se një masazh këmbësh në çfarëdo momenti të ditës, na ndihmon të relaksohemi. Veçanërisht pas një dite të gjatë qëndrimi në këmbë apo ecjeje, këmbët tona fillojnë të dhembin dhe të fryhen.
Sigurisht që çdokush prej nesh e pëlqen masazhin e këmbëve, por duam të dimë a janë vetëm relaksimi dhe lehtësimi i dhimbjes së tyre përfitimet kryesore prej tij?

Në fakt, ekzistojnë disa teknika të ndryshme masazhi që ofrojnë përfitime të caktuara shëndetësore. Teknikat tradicionale terapeutike përqëndrohen në çtendosjen e muskujve dhe nyjeve;

A. Akupresioni siç e kemi permendur vazhdimisht në informacionet, përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe rrjedhjen e energjisë në trup, duke ushtruar presion në pika të veçanta të trupit.
B. Aromaterapia përdor vajëra aromatike dhe muzikë relaksuese, për të shtuar një element shtesë të relaksimit, duke vepruar sipas shqisave të shumëfishta.
C. Refleksologjia përmirëson funksionet e brendshme të organeve, duke masazhuar zona të veçanta të këmbës.

Ne do t’i hedhim një vështrim të shpejtë disa përfitimeve nga masazhi i këmbëve, të cilat mbështeten në kërkimet aktuale shkencore. Këto përfitime janë të menjëhershme ose që shfaqen pas disa javësh, madje dhe pas 2 apo 3 seancave në javë.

1. Përmirëson Qarkullimin e Gjakut dhe të Energjisë

Për shkak të mënyrës tonë sedentare të jetesës së përditshme, (qëndrim ulur për një kohë të gjatë), ne nuk përdorim rregullisht muskujt tanë siç duhet. Muskujt e këmbëve fillojnë të rëndohen në çfarëdo lloj lëvizjeje apo ushtrimi dhe qarkullimi i gjakut dëmtohet shpesh dhe nga këpucë të ngushta apo të parehatshme.
Një seancë masazhi 10-20 minuta para se të shtriheni për të fjetur, mund të përmirësojë qarkullimin në pjesën fundore të këmbës apo shputa, masazh ky veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

2. Ndihmon parandalimin e lëndimeve të këmbës dhe kyçeve të saj

Masazhi i këmbëve ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve, në shërimin pas një dëmtimi, si dhe në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve. Kur masazhi i këmbëve dhe i kyçeve kombinohet me ushtrime që i forcojnë ata, ai mund të parandalojë dëmtime në të ardhmen, si dhe shpejton shërimin e lëndimeve ekzistuese.
Një seancë e shkurtër 3-5 herë në javë ju siguron minimizimin e rrezikun të lëndimeve. Ne të gjithë kemi momente ngathtësie, por një këmbë me kyçet e saj të forcuara dhe elastike mund të shmangë dëmtime të pakëndshme.

3. Redukton efektet e depresionit dhe ankthit

Duke marrë shkas nga studimet që janë kryer mbi efektet e Refleksologjisë, duket se ky lloj masazhi i këmbëve shkon përtej vënies së njerëzve në një gjendje relaksi të thjeshtë. Seanca të shpeshta kanë treguar se ky lloj masazhi redukton ndjeshëm ankthin tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e kancerit.

4. Ndihmon në zvogëlimin dhe lehtësimin e dhimbjes së kokës nga Migrena

Një studim i kryer në Danimarkë tregoi se njerëzit që vuajnë nga dhimbja e kokës dhe migrenës, shfaqën nje përmirësim të dukshëm pas kryerjes së seancave të Refleksologjisë. Individët që u testuan, ndaluan së marri ilaçet e tyre dhe tre muaj pas përfundimit të trajtimeve të tyre, 65% prej tyre vunë re një zvogëlim të simptomave, ndërsa një numër i vogël i tyre ishte shëruar plotësisht. Besohet se ata që u trajtuan me seanca Refleksologjie, arritën të kishin ndryshime të tjera pozitive të jetesës, të cilët dhe ndikuan në rezultatet e tyre mbresëlënëse.

5. Ul presionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është bërë një dukuri shumë e zakonshme tek meshkujt dhe femrat në ditët e sotme. Ai mund të shkaktohet nga shumë shkaqe, si stresi, një dietë jo e shëndetshme, por në shumicën e rasteve nuk ekziston asnjë shkak i veçantë dhe besohet të jetë rezultat i faktorëve të mjedisit apo gjenetikë.
Një studim i kryer tek njerëz të moshuar që vuajnë nga sëmundje mendore, tregoi se një seancë prej 10 minutash masazhi këmbësh deri në tri herë në javë, jepte rezultate në përmirësimin e humorit të tyre, në zvogëlimin e ankthit dhe presionit të gjakut.

6. Ndihmon në problemet e këmbëve të sheshta dhe inflamacioneve të shputës së saj

Njerëzit me këmbë të sheshta nuk kanë një hark normal të tyre. Kjo për shkak të çrregullimit të ligamenteve, i cili shkakton dhe prishjen e harkut. Ky fakt mund të mos shkaktojë asnjë efekt tek një person, por plot të tjerë përjetojnë dhimbje në këmbë, pas aktivitetit qoftë dhe të butë fizik, pasi këmba e tyre është e sheshtë.
Dhimbjet kronike të thembrës mund të shkaktohen nga lëndimi i apo përkeqësimi i shputës. Lëvizja e rregullt e këmbës, shoqëruar me masazh të thellë dhe presion të fortë mbi shputën apo harkun e saj, ndihmon në mënyrë të konsiderueshme në zvogëlimin e dhimbjes dhe madje edhe në kurimin e këtij problemi.

7. Ndihmon në lehtësimin e simptomave post menopauzë

Simptomat më të zakonshme që shfaqen tek gratë pas menopauzës, përfshijnë ndjenjën e trishtimit, hidhërimit, nervozizmit, ankthit, tensionit, pagjumësisë, lodhjes, dhimbjes së kokës. Shumica e këtyre simptomave mund të lehtësohen duke aplikuar çdo ditë masazhin e këmbëve.

Gjithashtu, dhe shtimi i afsheve të nxehta apo depresioni, simptoma këto të menopauzës, mund të minimizohen në mënyrë efektive me masazhin e përditshëm të këmbëve.

8. Zvogëlon efektet e edemave tek gratë shtatzëna

Edemë, një enjtje që shkaktohet nga depozitimi i lëngjeve në këmbë, është fenomen shumë i zakonshëm tek gratë shtatzëna, kryesisht në tremujorin e fundit. Kjo gjendje mund të përmirësohet me kryerjen e masazhit të këmbëve, me çlodhje të shpeshta dhe dieta të duhura.

9. Ka efekte pozitive në jetën tuaj në çift

Ato ç’ka ju nevojiten, janë vetëm një vaj masazhi, qirinj aromatikë dhe një muzikë e lehtë në sfond, për të krijuar një humor të përsosur në çift, për të kaluar një natë sensuale plot pasion.
Një masazh këmbësh është një dhuratë fantastike, e cila ju ndihmon të harroni mërzitje të vogla në çift, të cilat ju kanë angazhuar tërë ditën. Masazhi i këmbëve është një mënyrë e shkëlqyer afrimiteti.

Siç mund ta shikoni, rëndësia e masazhit të këmbëve për shëndetin fizik dhe mendor, është më e madhe nga ç’mund ta imagjinojmë!



Adresa

Rr. e Elbasanit

Orari: Nga ora 9:00 deri më 21:00

E Marta – E Diel.

E Hëna është pushim.

Vënde të lira parkimi të siguruara nga Bashkia e Tiranës në pjesen e pasme te ndërteses.

 

Telefon: +355 4 234 79 79 Celular: +355 662347979

Email: info@joyelspa.al

Web: joyelspa.al



Joyel's Newsletter